Anadolu Agency (AA) i bën thirrje qeverisë egjiptiane për lirimin e punonjësve të saj

Anadolu Agency (AA) kërkon nga autoritetet e Egjiptit lirimin e menjëhershëm të punonjësve të saj që janë arrestuar në Zyrën e AA-së në Kajro. 

Administrata e AA-së ka bërë një deklaratë me shkrim pas arrestimit të 4 punonjësve të saj gjatë një bastisjeje në zyrën e saj në Kajro.

“AA, si një nga agjencitë më të fuqishme të lajmeve në botë, ka paraqitur një qasje profesionale publikimi dhe në transmetimin e ngjarjeve në Egjipt ajo u është përmbajtur këtyre kritereve. Ajo ka treguar kujdes në pasqyrimin e pikëpamjeve të ndryshme dhe nuk ka ndërmarrë asnjë tendencë negative ose transformuese”, thuhet në deklaratë.

AA ka qëndruar larg të gjitha mosmarrëveshjeve politike dhe është përpjekur në zhvillimin e lidhjeve miqësore mes popullit turk dhe atij egjiptian, thuhet në deklaratë.

“AA potencon se ekipi i saj në Kajro është objektiv dhe profesional dhe nuk ka bërë asnjë shkelje profesionale dhe kërkon nga autoritetet egjiptiane lirimin e menjëhershëm të Hilmi Balcı, Huseyin el-Kabbani, Huseyin el-Abbas dhe Abdelselam Muhammed”, theksohe në deklaratë.

Arrestimi i 4 punonjësve të AA-së të martën më 14 janar nga policia egjiptiane u dënua kryesisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve dhe Kombet e Bashkuara (OKB), nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Instituti Ndërkombëtar i Gazetarisë (IPI) si dhe nga institucione dhe organizata të tjera.

OKB do të hetojë arrestimin e punonjësve të Anadolu Agency-së në Egjipt

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, lidhur me bastisjen e zyrës së Anadolu Agency (AA) në Kajro dhe arrestimin e katër punonjësve të saj nga policia Egjiptit tha se “Ne gjithmonë jemi të shqetësuar nga lajmet lidhur me arrestimin dhe ndalimin e gazetarëve. Do të hetojmë çështjen”.

“Lajmet për arrestimet nuk i kam shikuar ende, por ne gjithmonë jemi të shqetësuar nga lajmet lidhur me arrestimin dhe ndalimin e gazetarëve. Do të hetojmë çështjen” është përgjigjur gjatë një konference ditore për shtyp Dujarric, ndaj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me arrestimin e punonjësve të AA-së në Egjipt.

Bastisja e policisë egjiptiane në zyrën e AA-së në Kajro

Policia egjiptiane mbrëmë bastisi zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi katër punonjës të agjencisë. Të arrestuarit, përfshirë një shtetas turk dhe tre egjiptianë, u dërguan në vend të panjohur.

Pas mbërritjes zë zyrën e AA-së ekipet e policisë mbyllën kamerat e sigurisë dhe ndërprenë lidhjen e internetit.

Forcat e sigurisë deri në mëngjes kanë bërë kontrolle në zyrë, kanë parandaluar punonjësit të kontaktojnë me jashtë duke konfiskuar pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.

Agjencitë evropiane të lajmeve kërkojnë nga Egjipti të lirojë stafin e AA-së

Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) i ka bërë thirrje Egjiptit të lirojë punonjësit e Anadolu Agency (AA) të cilët u arrestuan në një bastisje në zyrën e tyre në Kajro.

“Bordi i EANA-s konsideron se autoritetet egjiptiane duhet të lirojnë menjëherë gazetarët e arrestuar dhe të informojnë publikun ndërkombëtar se cilat ishin bazat ligjore për arrestimin e tyre”, tha aleanca në një deklaratë, duke shtuar se “EANA qëndron me anëtaren e saj, Anadolu Agency dhe gazetarët e saj”.

Deklarata po ashtu theksoi se bastisja ishte kundër vlerave themelore të demokracisë dhe gazetarisë së lirë.

“Prandaj, lëvizja kundër këtyre vlerave është një veprim jashtëzakonisht i dënueshëm”, tha EANA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button