Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët dhe mesatare në veri. Në disa lugina pasdite do të ketë paraqitje të mjegullës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus gjashtë deri zero, ndërsa ajo maksimale prej tre deri 13 gradë celsius.

Të premten pasdite do të jetë me vranësira dhe me mjegull, gjatë ditës pritet zvogëlimi i vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu. Në disa lugina në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus gjashtë deri një, ndërsa maksimalja nga pesë deri 12 gradë.

Në ditët në vijim do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, në disa lugina me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë prej minus katër deri dy, ndërsa maksimalja prej tre deri 9 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button