Tre të lënduar gjatë përplasjes së dy automjeteve në autostradën Tetovë-Shkup

Tre persona janë lënduar gjatë një aksident trafiku i cili ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00 në autostradën Tetovë-Shkup. Aksidenti ndodhi katër kilometra nga Tetova në drejtim të Shkupit.

“Në aksidentin e trafikut u përfshinë dy automjete, BMV me targa të Strumicës i drejtuar nga M.E. (27) nga Strumica dhe folksvagen golf me targa të Tetovës që e drejtonte L.A. (38) nga Tetova. Pas përplasjes shoferi i BMV-së pësoi lëndime të rënda trupore në brinjë, ndërsa shoferi i golfit dhe udhëtari tjetër A.A. (62) pësuan lëndime të lehta trupore”, informoi Marjan Josifoski nga SPB Tetovë, transmeton MIA.

Të tre të lënduarit janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm. Nëpunësit policor nga SPB Tetovë kanë kryer mbikëqyrje për t’i përcaktuar rrethanat e përplasjes së dy automjeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button