Turqi, 3 të zhdukur pas përplasjes së anijes me cisternën në Bosfor (VIDEO)
Tre persona llogariten si të zhdukur pasi një anije peshkimi e Turqisë është përplasur me një anije-cisternë të Rusisë në Ngushticën e Bosforit në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e guvernatorit lokal bëri të ditur se përplasja ndodhi mëngjesin e sotëm në rajonin Sariyer të Stambollit.
Anija turke e peshkimit, e cila u përplas me cistërnën ruse, u përmbyt pas përplasjes, ndërsa autoritetet shpëtuan tre nga gjashtë persona që ishin në anije.
Shkaku i incidentit mbetet i paqartë, ndërkohë përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për viktimat e mbetur.