“MAN” në mars do t’i dërgojë 6 eko-autobusët e parë për NTP-Shkup

Për dy muaj do të arrijnë 6 eko-autobusët e parë nga prodhuesi gjerman “MAN” për nevojat e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) – Shkup, informojnë nga Qyteti i Shkupit për “Meta.mk”. Autoritetet e qytetit thonë se dërgesa e autobusëve do të zhvillohet në pajtueshmëri me nënshkrimin e marrëveshjes në fund të shtatorit vitit të kaluar. Autobusët e rinj do të arrijnë në disa faza dhe do të lëshohen në komunikacion nëpër rrugët e Shkupit në pranverë, njofton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit dhe NTP kanë nënshkruar marrëveshje për furnizimin e 33 autobusëve ekologjik me gaz. Përparësia më e madhe është që të njëjtit emitojnë ndjeshëm më pak dioksid karboni dhe thuajse fare nuk e ndotin ajrin”, thonë autoritetet e qytetit.

Në ndërkohë, NTP – Shkup është në fund me përpunimin e dokumentacionit projektues me revizion për ndërtimin e stacioneve për mbushje të automjeteve me CNG (gaz) në autobazat “Autokomandë” dhe “Gjorçe Petrov”. Autobusët e rinj MAN do të kenë motorë EURO 6 dhe do të shfrytëzojnë si derivat gazin, me çka për 700% do të ulet lëshimi i grimcave PM në ajër.

Ulja e harxhimit të derivatit do të nënkuptojë se NTP do të kursejë 25.000 euro në vjet vetëm për një autobus, me çka ndjeshëm do të ulen harxhimet për punën e NTP-së. Autobusët e ardhshëm do të kenë mundësi që të kenë 85 udhëtarë, gjegjësisht do të kenë hapësirë që të transportojnë më shumë se autobusët në dy kate. Autobusët me “harmonikë” do të mund të transportojnë 149 udhëtarë.

Autobusët e rinj për NTP-Shkup janë furnizuar nëpërmjet kredisë prej 10 milionë euro, të cilat janë marrë nga Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim. Me këtë, autoritetet presin që të rritet interesi i qytetarëve për shfrytëzimin e transportit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button