Alban Skenderaj fitoi Këngën Magjike, fansat e meritoi Adrian Gaxha (Video)

Alban Skenderaj fitoi me këngën Refuzoj, morri çmimin e parë të festivalit Kënga Magjike.
Publiku shpërtheu, vendin e parë e merituan Adrian Gaxha dhe Floriani të cilët vetëm për një muaj në Youtube kanë më se 3 milion klikime.
Reagimet vërehen edhe nëpër komentet e ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe kënga e Albanit është nje balade shume e mirë.
Kënga e shumëpëlqyer, “Ngjyra e kuqe”, e Adrian Gaxhës në bashkëpunim me Florianin rrëmbeu çmimin e internetit si kënga më e shikuar, e cila deri më tani është shikuar më shumë se tre milionë herë në YouTube.

Në votimin e artistëve, kënga “Ngjyra e kuqe” grumbulloi 551 pikë dhe u rendit e shtata.

Në dhjetë vendet e para, ishin dy këngëtarë nga Kosova – Vedat Ademi (vendi i katërt) dhe Eliza Hoxha (vendi i dhjetë).

Juliana Pasha përveç vendit të tretë mori edhe çmimin për vokalin më të mirë. 
Portalb uron gjithë fituesit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button