Tetovarët do të protestojnë për Masakrën e Monopolit

Me iniciativë të një grupi qytetarësh të udhëhequr nga Sulejman Sulejmani më 19 nëntor do të protestojnë ndaj padrejtësive të bëra në 19 nëntor të vitit 1944 në rastin e masakrës së Monopolit në Tetovë. Iniciativa është dhe në Internet kliko linkun.

“Jam një qytetar i vjetër i Tetovës. Në komunizëm me zorr na çonin ta festojmë Ditën e Çlirimit të Tetovës. Dita e vrasjeve dhe therrjeve makabre. Nuk munda më të duroj, nisa fushatën për hir të parëve tonë të cilët sigurisht meritojnë rehabilitim prej formulimit bandit, kaçak.. e janë viktima të pafajshme të regjimit” thotë për Portalb, Sulejman Sulejmani.

Grupi inicues gjithashtu do të apelojë deri tek Fakulteti i Historisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës të formojë një komision i cili do tubojë dëshmi dhe do ta nxjerr në shesh të vërtetën për Masakrën e Monopolit. 

Protesta do të fillojë nga sheshi i Tetovës dhe marshi do të ecë deri te godina e monopolit. Pas nderimit të viktimave me nga një lutje, një veturë do vazhdojë për te Universiteti i Tetovës ku do e dorëzojnë kërkesën për formimin e Komisionit që do të bëjë zbardhjen e të vërtetës për këtë masakër, kurse protestuesit tjerë do të shpërndahen të qetë.

Kërkesa për protestë sipas iniciatorit Sulejman Sulejmanit është dorëzuar deri MPB e Tetovës më datë 09.11.2012 me numër regjistrimi në arkiv: 34.4.2-7323/1

………………………..

Për të qenë të informuar më saktë se çfarë ka ndodhur më 19 nëntor të vitit 1944 në Monopol të Tetovës ju prezantojmë përmbledhjen e publicistit Eugen Shehu me rastin e Simpoziumit Shkencor në Tetovë më datë 17-18 nëntor në vitin 2004.

TEMA – Masakra e Monopolit të Duhanit – shprehje e qartë e gjenocidit sllavomaqedonas.

Rreth datave 15 –16 nendor 1944, arradhat partizane maqedonase, duke qene nen ndikimin e drejtperdrejte te OZNE-s i rrethuan me ushtare ndertesat e monopolit te duhanit në Tetove dhe brenda pak diteve munden te grumbullojne aty rreth dhjete mije shqiptare nga pothuaj te gjithe fshatrat e Tetoves. Perqendrimi i një sasie kaq te madhe njerezish, brenda 4-5 diteve u krye nën masat terroriste të papara askurre ne ato treva. Burra, djem pleq, plaka e deri nëna me foshnja ne gji, rrembeheshin nga shtepite dhe nen britmat e kercenimin e armeve te rreshtuar, percilleshin per ne stacionin e monopolit te duhanit.

Ne keto ndertesa ku era dhe te ftohtët e eger te nendorit 1944 benin kerdine, kanë vdekur me dhjetra gra e femijë të vegjel, të cilët sipas dëshmive të atyre qe mbijetuan, u hodhen në disa kanale rreth 400-500 metra larg stacionit te monopolit të duhanit në Tetovë. Shumë prej këtyre shqiptarëve të pafajshëm e ngritën zërin ndaj kësaj gjendjeje terrori të paparë, por në vend të përgjigjes muarën plumbin kokës. Në një informacion që nacionalclirimtarët shqiptarë i dergonin klikës komuniste të Tiranës më 24 nëndor 1944, nga Tetova midis te tjerave të trishtuar kumtonin:”Parmbrëmë, sic na njoftuan dy fshatarë nga katundi Tuhin, është pushkatuar menjëhere në vend, Sulejman Maksuti vetem e vetem pse ka ngritur zerin per një femijë qe po vdiste. Kur ky pa ndjenja është perplasur në tokë ka vajtur Sali Hyseni, nga i njejti fshat qe ti mbylli sytë por edhe ky ka gjetur vdekjen në vend nga ushtari maqedonas brenda kampit. ”(9)

Pikërisht në këto momente kur jo vetem stacioni i monopolit te duhanit në Tetovë por edhe Gostivari e Kërçova po shndroheshin ne kampe te vdekjes masive për shqiptarët e pafajshëm, disa nga krerët shqiptarë të aradhave partizane, nuk munguan te ngrinin zerin përballë kesaj gjendjeje. Natyrisht të zhgënjyer ndaj përrallave te internacionalizmit proletar, keta nacionalçlirimtarë, me ne krye Rexhep Zajazin iu drejtuan Llazar Kolishevskit, njërit prej autoriteteve më të larta politike te asaj kohe për viset e Maqedonisë shqiptare. 

Nderkaq Llazar Kolishevski, jo vetem që e priti me cinizëm te pashembullt këte delegacion, por nga ana tjetër i dërgoi ata për kinse bisedime ne Shtabin e Korparmatës së Parë maqedonase, me ç’rast ky akt nënkuptonte se fati i shqiptarëve të burgosur dhe të torturuar në stacionin e Monopolit te Duhanit në Tetovë, ashtu sikundër edhe fati i mijëra shqiptarëve të tjerë, ishte këtej e tutje vetëm në duart e OZNE-s jugosllave. Sipas të dhënave dëshmohet se në këte takim ka qenë i pranishem edhe përfaqsuesi i Shtabit Suprem të UNÇJ Vukmanoviç Tempo(mik i ngushtë dhe udheheqës i klikës komuniste të Tiranës). Ky nga ana e vete jo vetëm nuk ka dashur të ndalë këte shfarosje masive por perkundrazi, me cilësinë e të derguarit të Beogradit ka potencuar antishqiptarizmin e tërbuar, duke iu çjerrë ushtarakëve të lartë sllavomaqedonas, rrugët e krimit, për të shprehur lirshëm epshet e tyre shovene antishqiptare:”Akoma mbani njerëz nëpër kampe? Ata që kini për të pastruar i qëroni sa më shpejt!”(10)

Natyrisht duke patur edhe përkrahjen politike të Beogradit, ushtarakët e lartë sllavomaqedonas të etur për gjak shqiptarësh, planifikuan dhe udhëhoqën një gjenocid të paparë, i cili tek e mbramja kishte si qëllim zhdukjen e racës shqiptare. Ndonëse godinat e stacionit të monopolit të duhanit në Tetovë nuk nxinin më shumë njerëz, sipas dokumentave arkivore në datat 20-21 nëndor 1944, aty u përplasën edhe 700-800 shqiptarë të tjerë të pafajshëm. Ndërkaq, autoritetet ushtarake të këtij kampi shfarosës, brenda dy-tri ditëve patën përpiluar një listë të gjatë të djemëve dhe burrave, të cilët duhej të linin kampin kinse do te dërgoheshin në frontin kundër gjermanëve. Shumë prej shqiptarëve e kuptuan këte manovër por çdo kundërshtim paguhej me jetën ndaj edhe heshtën. Rreth një kilometër larg nga kampi në fjalë në datën 23 nëndor 1944 u pushkatuan në errësirën dhe stuhinë e mbrëmjes rreth 300 djem e burra të fshatrave të Tetovës.

Megjithë masat e rrepta të mara si edhe fshehtësisë së veprimeve barbare te kryera nga OZNA jugosllave në stacionin e monopolit të duhanit në Tetovë, nacionalistët e Maqedonisë shqiptare qysh herët e patën kuptuar çfarë tragjedie luhej brenda këtij kampi. Ata kanë ndërmarrë edhe ndonjë veprim luftarak fragmentar për t’iu afruar këtij kampi shfarosës por pa rezultat ngase komandanti i Divizionit të 48 jugosllav gjeneral Iliçi, pati qarkuar rreth Tetovës gati 17 mijë forca të rregullta serbe e sllavomaqedonase, të armatosura deri në dhëmbë dhe të autorizuara të hapnin zjarr vdekjeprurës karshi çdo shqiptari, në çfardo lloj rrethanash që të ndodheshin. Histeria e pashembullt, ia kalonte kësaj radhe edhe kampeve të t’merrshëm të makinës ushtarake hitleriane. Në ketë mënyrë brenda pak ditëve, në stacionin e monopolit të duhanit në Tetovë, bishat sllavomaqedonase”pushkatuan pa gjyq 1200 shqiptarë, pa bërë fjalë për ato që vdiqën aty. ”(11)

Ndërkaq në ditët e para të janarit 1945, sipas burimit qe cituam më lartë, oficerë të reparteve ushtarake maqedonase hynë në kampin e monopolit të duhanit në Tetovë dhe zgjodhën rrth 500 djem shqiptarë të aftë për pushkë, kinse do të luftonin në formacionet e Brigadës së Shtatë Nacionalçlirimtare në frontin e Sremit. Në kundershtimin e parë që hasën (dy djelmosha nga qyteti i Tetovës nuk pranuan) ata hapën zjarr menjëhere dhe më pas duke rrahur e maltretuar mbi 500 djlemosha, të zhveshur, të zbathur të pangrëne i larguan nga kampi. Fati i tyre sot e kesaj dite nuk dihet. Gjakun e paster të tyre nuk munden ta lanin as valët e Vardarit per javë të tëra. Nëse këtyre 1700 vetëve të pushkatuar pa gjyq nga stacioni i monopolit të duhanit, u shtohen edhe rreth 800 të tjerë që vdiqën brenda mureve të atij kampi famëkeq prej sëmundjeve, urisë, torturave etj, atëhere del se brenda 2-3 javëve, janë rreth 2500 vetë të shfarosur prej dorës vrastare kpmuniste sllavomaqedonase, e cila në këmbim të ideve shoviniste kërkonte të viktimizonte krejt shqiptarët etnikë në ato vise.

E terrorizuar në kulm, pjesa tjetër e shqiptarëve e cila mundi t’i shpëtonte vdekjes nga stacioni i monopolit të duhanit në Tetovë, në ditët që rrodhën më pas, as nuk mund të guxonte të nxirte në dritë të vërtetën. Autoritetet vendore dhe ato ushtarake sllavomaqedonase bënë çfar ishte e mundur që kampi shfarosës në fjalë t’i kalonte perjetësisht harrimit. Aq e vertete është kjo, saqë kur në fundin e janarit 1945, një grup nacionalçlirimtarësh shqiptarë nga qyteti, i Peshkopisë shkuan në Tetovë, Gostivar e rrethina, ata nuk u lejuan as të kontaktonin me vëllezërit e tyre të gjakut, nga frika se mund të merreshin vesh të gjitha masakrat e urdhëruara nga Beogradi apo Shkupi kundër shqiptarëve liridashës. 

Në telegramin që delegacioni në fjalë i dërgonte klikës komuniste të Tiranës, duke i treguar për pritjen aspak vëllazërore, sic ishte menduar, midis të tjerave theksonte:”Per aresye qe si kuptojmë, në disa zona nuk arrijmë të marrim kontakte te drejtpërdrejta me vëllezërit tanë. ”(12)

Masakra e stacionit të monopolit të duhanit në Tetovë, në nëndorin e vitit 1944, mbetet padyshim një njollë e errët në historinë e bashkëjetesës midis popullit tonë dhe atij sllavomaqedon. Qarqet shovene të Shkupit, me ate gjenocid të urryer, në të vertetë kërkonin zhdukjen masive fizike të shqiptarëve dhe si objektiv parësor, kishin largimin e detyruar të shqiptarëve etnikë nga trojet ku patën lindur e jetuar gjysh- stergjyshërit e tyre. Sidoqofte edhe masakrat qe vijuan me pas siç ishin ato të vitit 1948, 1955-1956 etj nuk mundën të denatyronin shpirtin rezistues të Maqedonisë shqiptare, atë shpirt të mbarsur me farën e lirisë. Ndonëse politika antishqiptare e Shkupit ka qenë dhe mbetet prezente ende sot, në mjaft rrafshe të jetës shqiptare, kjo ka mbajtur të pafjetur vetëdijen nacionale të gjeneratave të tëra shqiptare në këto vise etnike. Këto gjenerata jo vetëm nuk u pajtuan me masat represive, dhunuese dhe shkombëtarizuese, por përkundrazi u ngriten kurdohere dhe më me force ndaj çdo lloj padrejtësie si në rrafsh të të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut, ashtu edhe në dimensionet e munguara të civilizimit njerzor.

Masakra e stacionit të monopolit të duhanit, e ndodhur 60 vjet më parë, sot ende akuzon. Ideatorët dhe organizatorët e saj as sot, pas gjashte deceniesh nuk ndjejne pendesë dhe për këte emrat e atyre kriminelëve komunist, duhet te jene ne gjyqin e ndërgjegjes së tyre, por edhe në historinë e krimeve ndëretnike. Komunizmi përgjaku shqiptarët atëherë, përgjakën edhe sot, anipse me një kostum të maskuar vepron, sot. Perpara se të mendojmë për ura te paqës dhe mirkuptimit duhet te fshijmë gjurmë të gjakut që rrjedhin akoma nga brigjet tona, nga Sharri e në Karadak, Nga Radika e në Vardar. Historia nuk të fal, kur ate e godet me cinizëm. 

Referenca: 

1 –Arkivi Qendror i Shtetit-Tirane. Fondi 253, dosja 294, fleta 7. 

2 –V-Ivanovski. Vremeto i mestoto na formiranjeto na Komunistickata Partija na Makedonia. Ne”Slobodnite teritori vo Makedonija 1943” Skopje 1975 faqe 129. 

3 –Vladimir Dedijer “Sango tradito” botim italisht i Ministrise se Jashtme Jugosllave, Beograd 1949, faqe 115. 

4 – Vasa Cubrilloviq “Problemi i pakicave ne Jugosllavine e re”. Arkivi i Institutit te Historise – Tirane. Fondi A-VII-561 

5 – Lefter Nasi “Ripushtimi i Kosoves”Tirane 1994, faqe 132 

6 – Arkivi Qendror i Ushtrise Tirane. Fondi Divizioni i Pare Sulmues dosja 16, fleta 70. 

7 – Prenk Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme”Tirane 1997, faqe 417. 

8 – Arkivi Qendror i Ushtrise Tirane. Fondi Divizioni i Gjashte Sulmues. Dosja 87, fleta 38. 

9 – Arkivi Qendror i Ushtrise Tirane. Fondi Divizioni i Gjashte. Dosja 64 fleta 2. 

1o – Arkivi i Institutit te Historise Tirane. Fondi”Lufta nacionalclirimtare e popullit dibran” faqe 403. 

11 – Arkivi i Institutit te Historise Tirane. ”Masakrat e klikes se Titos ne Kosove, Metohi dhe Diber te Madhe. ”Tirane 1952, faqe 17 

12 – Arkivi Qendror i Shtetit Tirane. Fondi Kryeministria viti 1945, dosja 126 fleta 4./ 27 01 2005/F.F.

Sa i pérket késaj ngjarje sot e késaj dite flasin faktet e Gjenocidit té atéhershém ndaj popullit Shqipétar nga ana e Maqedonasve.´Te Monopolli i Tetovés egzistojné ende drujt e larté té Bredhave té cilét né secilin rast kur njé Shqiptar gjakftohtésisht éshté therur nga dora e njé personi ( i njohur né até kohe si ILJAZ XHIPI i nacionalitetit ROM djali i té cilit deri né vitin 1997 punonte né Ministrin e punéve té mbrendshme né Tetove si Polic) éshté mbjellur nga njé dru qé késhtu té mbeteshin pérgjithmon si shenjé pér ato té cilét até kohé nuk e pérjetuan.

Masakra té kétij lloji né Tetové ndodhén edhe te Shkolla e Bujqésisé Mosha Pijade dhe te Teqja e Tetovés ku gjithashtu sot e késaj dite gjenden ato shenja. /portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button