Ja se me çfarë ushqehet Cameron Diaz

Pavarësisht reputacionit të një prej femrave më sexy në Hollywood, Cameron Diaz deklaron se nuk ha gjithmonë ushqime të shëndetshme. Ajo e pranoi se preferon copa të mishit të fërguar.

Në një intervistë për britaniken “Elle”, Cameron Diaz ka zbuluar se i pëlqejnë copa të mishit të fërguar, të cilat në disa prej pabeve të Londrës i shërbejnë si ‘meze e lehtë’.

Ajo vitin e kaluar ka xhiruar filmin “Gambit”, në kryeqytetin e Anglisë, ku ka rënë në dashuri me kuzhinën lokale të këtij qyteti.

“Grimcat e mishit të fërguar janë ‘mezet e lehta’ më të preferuarat për mua në të gjithë botën. Unë përpiqem që të disiplinohem, por nuk më pëlqejnë kufizimet,” tha aktorja, e cila së shpejti planifikon të publikojë një libër mbi mënyrën e shëndetshme të jetesës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button