Eurokomisari i ri për zgjerim javën e ardhshme në Shkup

Eurokomisari i ri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheli më 15 dhe 16 janar do të qëndroj për vizitë në Maqedoninë e Veriut, mëson MIA nga burime nga Brukseli. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit eurokomisar.

Varheli pritet të realizojë takime me përfaqësuesit qeveritarë, ku sipas gjitha gjasave do të flitet për metodologjinë e re të propozuar nga Franca dhe rrjedhën e reformave në vend, posaçërisht për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike.

Më 18 dhjetor zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me Varhelin në Bruksel, me çka ia prezantoi planin reformues të Qeverisë deri në samitin e Këshillit Evropian, në mars.

Komisioni Evropian, do të publikojë mini raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në mars.

Eurokomisari Varheli, muajin e kaluar tha se negociatat për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se Bashkimi Evropian duhet ta korrigjojë gabimin e tetorit.

Shtetet anëtare të BE-së, nuk u dakorduan për fillimin e negociatave të të dyja shteteve, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila negociatat i kushtëzojë me miratimin e e metodologjisë së re.

Komisioni Evropian duhet të del me propozim për metodologjinë e re në fund të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button