Izraeli me laser kundër raketave

Izraeli ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme me laser. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit bëri të ditur se ka bërë një përparim teknologjik në zhvillimin e laserëve për t`i dalë në ballë një sërë kërcënimesh ajrore, duke përfshirë raketat ajrore dhe ato të drejtuara kundër tankeve, shkruan Izraelisot.com.

”Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett.

Duke folur për këtë shtesë të re të mjeteve ekzistuese të luftës të përdorura nga Izraeli, ministri Bennett tha se “ne do të shtojmë një shpatë laser kur të kemi të bëjmë me kërcënime nga veriu ose jugu. Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona”, tha Bennet.

“Ne po hyjmë në një epokë të re të luftës energjetike në ajër, tokë dhe det. Investimet në vitet e fundit e kanë vendosur Shtetin e Izraelit në mesin e vendeve kryesore në fushën e sistemeve të laserit me energji të lartë“, Yaniv Rotem, Shef i Drejtorisë së Ministrisë së Kërkimit dhe Zhvillimit.

Sipas Rotem, ministria ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme laser për të mundësuar zhvillimin e platformave të interceptojnë një sërë kërcënimesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button