Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti nesër do të jetë me vranësira, me erë të përforcuar veriore dhe me të reshura të përkohshme, kryesisht të borës. Të reshurat do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore në disa vende mesatar. Përgjatë Luginës së Vardarit, ku erërat do të jenë më të fuqishme, gjatë ditës do të ketë edhe zvogëlim të përkohshëm të vranësirave.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 4 deri 4 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 2 deri 7 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira me erë të përforcuar veriore dhe me të reshura të përkohshme kryesisht të borës. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri zero gradë, ndërsa ajo e ditës deri 4 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button