Josifovska: Janeva ka kërkuar që Kamçev dhe Mijallkov t’i paguajnë dëmshpërblim shtetit që të mos shkojnë në burg

Në dëshminë e vetme sot për çështjen “Reket” në të cilën të akuzuar janë Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Katica Janeva, zëvendësja e Janevës në PSP, prokurorja Elizabeta Josifovska, iu përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të prokurores Vilma Ruskovska, transmton Portalb.mk.

Për çështjen “Perandoria”, derisa Orce Kamçev ishte në paraburgim në nëntor 2018, Josifovska u përgjigj se kur ajo i tha një kolegu të kolegut të saj Lile Stefanova se i refuzon kërkesat e të pandehurve në “Perandoria”, Janeva i kishte thënë para të gjithëve:

“Riformulo përgjigjen ndaj ankesave, jepu masa më të buta.”

Kishte përmendur edhe që do të miratohet Ligji për Prokurori publike.

Ndaj kësaj ashpër reagoi Stefanova, dëshmoi Josifovska. Ajo tha se kishte qenë çështja  e masave të paraburgimit të të dyshuarve në “Perandoria”: Orce Kamçev, Cvetan Pandelski, Nenad Josifoviq dhe Sasho Mijallkov. Pas një mendimi të mëparshëm pozitiv nga Katica Janeva, Gjykata e Apelit -Shkup vendosi t’ua zbutë masat e paraburgimit të dyshuarve në çështjen “Perandoria”.

Në pyetjen e Ruskovskës se çka kishte ndodhur në prill, Josifovska tha se që në një përbërje më të ngushtë të kolegjit të PSP-së, Janeva kishte kërkuar nga prokurorët Stefanova, e cila e ka udhëhequr hetimin për “Perandoria”, dhe nga Burim Rustemi, i cili ka qenë përgjegjës për “Bankën Postare”, të përgatitin përllogaritje të shumës së mjeteve si kompensim për shtetin dhe me marrëveshje për pranim të fajit të lirohen, duke paguar gjobë. Janeva kishte thënë: “që njerëzit të mos shkojnë në burg.”

Pastaj Josifovska tregoi se si Janeva e kishte udhëzuar që në vend të saj të nënshkruajë një akt të gatshëm, me të cilin do të jepte mendim që Orce Kamçevit t’i jepet pasaportë e re, e përkohshme, për një periudhë prej tetë muajsh.

Duke u përgjigjur, Josifovska tha se Rustemi dhe Stefanova më vonë i kishin thënë asaj se kishin bërë përllogaritje të dëmit që e kishin bërë me veprat penale, por edhe me propozim për dënim me burg për Kamçevin dhe të dyshuarit e tjerë në të dyja rastet.

Por, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të Janevës, Josifovska u përgjigj se kishte qenë praktikë të negociohet me të dyshuarit për pranuar fajin, për marrëveshje, për bashkëpunim gjatë hetimeve…

Avokatja Delo Kadiev nxjerri edhe një përgjigje tjetër të Janevës, për të cilën mbrojtja konsideron se është në favor të saj, se vetëm prokurorja speciale Janeva ka mundur të dijë dhe të ketë informacione për hetime dhe veprime të tjera para hetimore kundër Kamçevit, në mënyrë që ajo ka pas lirinë për tu arritur marrëveshje si me të dyshuarit dhe të pandehurit e tjerë, ashtu e dhe me Kamçevin.

Në pyetjen plotësuese nga Ruskovska nëse është e zakonshme që vetëm një muaj pasi fillimit të hetimit dhe miratimit të masës për paraburgim, ndonjë prokuror të kërkojë zbutjen e atyre masave, Josifovska tha se në rastet e saj nuk kishte ndonjë shembull të tillë, ndërsa në përgjithësi, për rastet e PSP-së, shumë rrallë ishte u përcaktuar masa më e rreptë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button