“El Chapo kishte të njëjtën fuqi si presidenti”

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, të mërkurën tha se ka qenë një kohë kur mbreti i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman ka pasur po aq fuqi sa presidenti i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në provincën juglindore të Chiapas, Andres Manuel Lopez Obrador tha se një marrëveshje e fshehtë midis zyrtarëve publikë dhe grupeve të krimit të organizuar e bëri të vështirë dënimin e kriminelëve, kështu që Guzman kishte të njëjtën fuqi ose ndikim që kishte presidenti i atëhershëm.

Duke vlerësuar arritjet e administratës së tij në vitin e tij të parë, Lopez Obrador tha se tashmë ka ulur korrupsionin që ishte i shfrenuar në qeveritë e mëparshme dhe gjithashtu ka filluar të transformojë ndërmarrjet publike duke luftuar korrupsionin.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria e tij ka bërë rritjen më të lartë të pagës minimale në 40 vitet e fundit ndërsa inflacioni ishte ulur në vend.

Ai tha se qeveria do të përqëndrohet në politikat e sigurisë në vitin e ri në një përpjekje për të adresuar sfidën e frenimit të dhunës së shfrenuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button