Shfuqizimi i DSK-së dhe krijimi i AOT-s dhe ASK-së një nga reformat më të suksesshme me të cilat u lavdërua Spasovski

Në brifingun tradicional të Vitit të Ri me mediat, ministri në largim Oliver Spasovski vuri në dukje se krimi është ulur, ndërsa besimi i qytetarëve ndaj policisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme. Ai foli edhe për reformën e shërbimeve të inteligjencës, përkatësisht abrogimin e DSK-së, dhe krijimin e AOT-së dhe ASK-së, njofton Portalb.mk.

“Primare, reforma e shërbimeve të inteligjencës, përkatësisht krijimi i Agjencisë së re për siguri kombëtare si pjesë e mëvetësishme, por rreptësisht e rregulluar si pjesë sistemit të sigurisë, në vend të Drejtorisë së deritanishme për Siguri dhe Kundërzbulim pranë MPB-së, e cila praktikisht pushoi së ekzistuari, si dhe krijim i një sistemi të ri për të monitoruar komunikimet përmes ndërtimit të Agjencisë së re teknike operative që njëkohësisht dalin si domosdoshmëri nga një prej kapitujve kryesorë të negociatave të BE – Kapitulli 24. Përmbushja e standardeve të larta që Bashkimi Evropian i ka në këto fusha kanë imponuar që këto ndryshime tektonike të zbatohen në vendin tonë, por me kënaqësi mund të konkludohet se këto procese janë kryer në mënyrë transparente dhe me gjithë përfshirje të të gjitha subjekteve përkatëse me çka u vendosën themelet për mbindërtim të mëtutjeshëm të të gjithë sistemit të sigurisë. Verifikimi nga Komisioni Evropian nuk mungoi dhe thotë se: Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përmbushur të gjitha kërkesat për fillim të procesit të negociatave të pranimit”, tha Spasovski.

Ministri gjithashtu tha se i kishin përmirësuar kushtet e punës për policinë.

“Brenda asaj periudhe relativisht të shkurtër kemi investuar fonde nga buxheti i ministrisë, në shumë prej mbi 100 milionë denarë, për pajisje materiale të policëve të uniformuar nga të gjitha njësitë organizative, me pajisje të reja që u rinovua plotësisht pas shumë vitesh. Me përfundimin e procedurave të prokurimit për 24.000 palë këpucë dimërore, verore dhe gjysmë të larta, e pastaj edhe  çizme, si dhe uniforma speciale të terrenit për Njësinë për veprime të shpejta dhe Njësinë speciale për mbështetje, të cilat do të përfundojnë këto ditë, me çka ne praktikisht e rrumbullakojmë projektin tonë që e bën të qartë se çdo oficer policie duhet të pajiset me parakushtet themelore për funksionim normal. Dhe se integriteti, pajisjet, statusi i policit janë imperativ pa të cilin është e pamundur realizimi i çfarëdo reformë sistemore në atë fushë”, tha Spasovski.

Përkatësisht, përveç kësaj që u tha më sipër, duke filluar nga 01.01.2019 ia kemi dalë që të mbledhim në Buxhetin e MPB-së fonde shtesë për të paguar rritjen e pagës në vlerë prej 80.000.000 denarë në vit për 4.821 punonjës të uniformuar, duke mundësuar kështu ndarjen e vendeve të punës. oficeri i ri i policisë, polic dhe oficer i lartë i policisë, që është me rëndësi për Ministrinë duke pasur parasysh se rritja e këtillë e komponentës bazë polic realizohet për herë të parë që nga viti 1991.

SI plotësim të kësaj të mëparshmes, ndërsa në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të kushteve profesionale të punës përmes përdorimit të ligjshëm dhe të planifikuar të buxhetit të Ministrisë, këto dy vjet e gjysmë janë riparuar, qoftë pjesërisht ose plotësisht janë rikonstruktuar, 43 objekte të Ministrisë në të gjithë sektorët për punë të brendshme, për çka janë ndarë gati 140 milionë denarë. Sigurisht, siç njoftuam javën e kaluar, kurorë e këtyre aktiviteteve të infrastrukturës policore-të sigurisë është ndërtimi i Qendrës së rimëkëmbje nga katastrofat dhe sigurimi i vazhdimësisë së funksionimit në Prilep ku përveç fondeve të BE-së, ministria jonë ka marrë pjesë me fondet e veta në vlerë mbi 14 milion denarë, si dhe fillimin e ndërtimit të laboratorëve të reja moderne të forenzikës. Gjithashtu, aktualisht janë duke u zhvilluar punime për rindërtimin e SP të Haraçinës, hapësira e Njësisë për intervenime dhe Njësisë së helikopterëve, tha Spasovski.

Në takimin me gazetarët u promovua edhe botimi i dytë i revistës “Siguria”, ndërsa u nënshkrua edhe Protokolli për marrëdhëniet reciproke mes oficerëve të policisë dhe punonjësve të mediave. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Ministria e punëve të brendshme për bashkëpunim në procesin e zhvillimit, mirëmbajtjes dhe promovimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet punonjësve të mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button