Linjë e re ajrore Bruksel – Ohër

Kompania ajrore nga Belgjika “TUI Fllaj Bexham”, nga 6 qershor 2020 do të vendos linjë të re të komunikacionit ajror në relacion Bruksel – Ohër, dhe deri në qytetin kroat Pullë dhe anasjelltas, njoftoi portal i specializuar për komunikacionin ajror simpleflying.com.

Sipas portalit, kompania do të fluturojë njëherë në javë në relacion Bruksel-Ohër dhe Ohër-Bruksel, në çmim fillestar prej 89,99 euro.

Në materialin promovues të linjës së re “TUI Fllaj Belxham”, thekson se Ohri është “njëra prej lagjeve më të vjetra të Maqedonisë së Veriut”, transmeton MIA.

“Kala e Samuilit dhe kisha ‘Shën Klimenti i Ohrit’, janë lokacionet më interesante. Në mënyrë plotësuese rajoni është i njohur pas natyrës së bukur, përfshirë edhe malet, Liqenin e Ohrit”, thuhet në materialin promovues të “TUI Fllaj Belxham”.

Ky portal po ashtu thekson se kombinimi me vendet e bukura, kohën e ngrohtë dhe historinë e pasur e bën Maqedoninë e Veriut, destinacionin më të populluar për vizitorët turistikë. Sipas të dhënave të “Top Hotel Njuz”, turizmi në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2018 ka shënuar rritje prej 22 për qind.

“TUI Fllaj Belxham”, është kompani simotër e “TUI Erlans Belxham”, e cila është pjesë e “TUI Grup”, nga Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button