Rama: Asnjë familje nuk do ta kalojë Vitin e Ri në çadër

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit me pasoja tragjike.

Ai tha se brenda vitit 2020 ata që jetojnë në fshat që nuk janë zhvendosur në sistemin e qirave në zonat urbane dhe kanë kërkuar çadra dimërore, do futen në shtëpi.

“Nuk mund ta lejojmë që 2020 ta kalojnë në çadër, ky është objektivi i parë, ne jemi gati që me pranverën, maksimalisht mars të fillojmë të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat në shtëpi të reja. Së dyti spitalet shkollat do rindërtohen sa më shpejt, mësimi do nisë në shkolla edhe më të mira se ato që ishin. Lagjet e reja që brenda 6 mujorit të parë t’i kemi në kantinier, tani kjo kërkon më shumë kohë, por objektiv kemi që brenda 2021 të akomodojmë ata që janë pa shtëpi”, tha Rama.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button