KUNDËRSPIN: Osmani me qëndrime të ndryshme për Komisionin e Venedikut tani dhe para dy vitesh

Vërejtje të Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për përdorim të gjuhëve këto ditë ngriti shumë pluhur në jetën politike te ne. Situata, para së gjithash për shkak të faktit se për katër muaj do të jetë zgjedhje të parakohshme parlamentare, është e rëndë edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Kjo ngjarje mund që të mos parashihej në momentin e miratimit të Ligjit dhe gjatë miratimit të tij në aktin e parë, apriori nuk kishe pajtueshmëri nëse vendimi i ardhshëm i Komisionit do të ketë peshën e “hipotekës”, e cila tani mohohet ose abstenohet?, shkruan Vërtetmatës, transmeton Portalb.mk

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani me rastin e vendimit të Komisionit të Venediktut për Ligjin e gjuhëve dhe njoftimeve të kryeministrit Zoran Zaev se do të ketë ndryshime në Ligjin, doli me përfundimin:

SPIN: Çdo lavdërim i gjykatësve maqedonas ndaj atyre shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët, çdo tentim nga Ministria e Drejtësisë që të bëj ndryshime pa pajtueshmërinë e të gjithë qeverisë dhe pa konsensusin në Kuvend është zhvendosje e balancit maqedonas shqiptarë i cili përcaktohet me Ligjin për Gjuhët dhe do të hap një spirale e cila do të largojë nga rruga që jemi nisur. 

Sipas zëvendëskryeministrit “çdo hapje e Ligjit për gjuhët me të cilin janë mbyllur çështjet e Marrëveshjes së Ohrit do të na kthej para vitit 2001”. 

Me 5 dhjetor Osmani u largua për në Venedik (sipas shkrimit të tij në Facebook), që të mbrojë qëndrimet e Qeverisë:

në emër të Qeverisë do të paraqes para botës ligjin për refleks autentik të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për nevojën e krijimit të Evropës multietnike dhe shtetit funksional 

[Burimi: Sitell360 shkallëLibertas; data: 21.11.2019]

KUNDËRSPIN: Është fakt se vlerësimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk është tërësisht naiv dhe pa ndonjë peshë për funksionimin e mëtutjeshëm të shtetit ligjor. Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE njoftoi dorëzimin e amendamenteve për ndryshimin e Ligjit të përmendur mbi baza të dokumentit zyrtare i cili duhet të shkojë te Komisionit i Venedikut. BDI insiston në faktin se Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar një herë dhe nuk ka mundësi procedurale që i njëjti të ridefinohet ose të ndryshohen disa detaje në përmbajtjen e tij, me çka, të njëjtit i jepet karakter ligjor ndërkombëtarë (Osmani), ose ka thirrje për Badinter (Xhaferi) që të mos ketë ndryshime në këtë drejtim.

Çka thotë kronologjia e miratimit të Ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve? A ka këtu pasoja të qarta në raport me vlerësimin dhe forcën e Komisionit të Venedikut? Theksin e vendosim në deklaratat e Bujar Osmani, nënkryetarin e Qeverisë së RM-së, si funksionar më i lartë qeveritar nga radhët e BDI-së, më pas si kompetent për eurointegrimet, ndërsa përfundimisht edhe si personalisht i pranishëm në seancën e fundit të Komisionit, siç pamë në ekranet televizive.

Së pari, Qeveria kur ka miratuar Propozim ligjin për gjuhët ka hapur mundësinë për ndikimit të Komisionit të Venedikut dhe në procesverbalin e asaj seance nuk qëndron se ka pasur rezistencë gjatë miratimit të një vendimit të tillë:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë mbajti seancën e saj të 20, me të cilin kryesoi zëvendëskryeministrja e qeverisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. 

Në seancën e qeverisë miratoi tekstin për Ligjin e përdorimit të gjuhëve i cili del nga miratimi i programit kombëtar për miratimin e të drejtës në Bashkimin e Evropian. Prej kur ligji u miratua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Drejtësisë, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme, do të dorëzojnë ligjin dhe çështjet e hapura të cilat nuk janë pjesë e këtij ligji, deri te Komisionit të Venedikut dhe do të kërkojë mendim për paket të zgjidhjet ligjore. 

Për këtë vendim është informuar edhe Komisioni Evropian, gjatë miratimit të Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Qeveria në shtator të vitit 2017, kur u komunikua se “vendimi ligjor duhet të jetë në pajtim me propozimet e Komisionit të Venedikut”. 

Komisioni Evropian është informuar se Qeveria ka miratuar propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve se dhe planifikon ta dorëzojë në Kuvend. Përshëndesim faktin se Qeveria me planin e vet “3-6-9” u obligua që të konsultohet me Komisionit e Venedikut për draft-ligjin dhe presim se do të shqyrtojnë propozimet e atij komisioni, deklaroi atëherë për “Meta”, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Komsionit Evropian

Në këtë temë kishte edhe shkrime të tjera. Ashtu për shembull, zëdhënësi MKD.mk informoi:

Pyetjes nëse Bashkimi Evropian insiston që të miratojë dhe të implementojë një ligj të tillë, Kocijançiç thotë se vendimi ligjor duhet të jetë në pajtim me propozimet e Komisionit të Venedikut. 

Përshëndetë faktin se Qeveria me planin “3-6-9” detyrohet që të konsultohet e Komisionit të Venedikut për draft-ligjin dhe presim që të shqyrtojnë propozimet e atij komisioni, shprehet Kocijançiç. 

Nga kjo shihet se së pari Qeveria ka miratuar Ligjin me rezerva në raport me disa dispozita (!). Më pas nuk ka pasur rezerva për një qëndrim të atillë të Qeverisë te asnjë funksionar në radhët e saj dhe përfundimisht se qëndrimi i Komisionit të Venedikut nuk është i pakushtëzuar! Si të tillë e vlerëson edhe Komisioni Evropian!

A e ka thënë zëvendëskryeministri Osmani këtë qëndrim? Në intervistën e dhënë për “Makfaks” në korrik të vitit 2017, zëvendëskryeministri Osmani thotë se:

Propozimi i komisarit Johanes Han ka qenë që ligji për përdorimi e gjuhëve të jetë së pari i vlerësuar nga Komisioni i Venedikut, dhe më pas të shkojë drejtë miratimit, me qëllim që të pengojë mundësin që ligji në të ardhmen të kontestohet para Gjykatës Kushtetuese. 

Kjo gjithsesi se tregon qartë se me miratimin e Ligjit për gjuhët është përshpejtuar – teksti i tij është dashur që pari të kalojë para Komisionit, ndërsa Omani këtë e ka pasur të qartë dhe përse, është fakt i cili sot neglizhohet, gjegjësisht flitet vetëm për rrezikun e votimit të “gjykatësve maqedonas ndaj atyre shqiptar”.

Nga kjo qartë se se zëvendëskryeministri Bujar Osmani tenton që të shtrembërojë qëndrimet e para dy viteve, gjegjësisht spinon të vërtetën dhe sot të fletë nga tjetër pozicionim, gjë që e bën jokonsekuent dhe joparimore.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button