Numri i refugjatëve nëpër botë po rritet sipas statistikave

Numri i refugjatëve në mbarë botën, është rritur në 25.9 milionë në 2018, krahasuar nga 25.4 milionë në 2017, duke vendosur kështu rekord të ri, bënë të ditur raporti i sapopublikuar nga UNCHR vlerësuar nga Banka Botërore.

Theksohet që numri i njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare janë vendit të origjinës së tyre është rritur në 70% që nga viti 2011, njofton Klan Kosova.

Vendet që prodhojnë numrin më të madh të refugjatëve përfshijnë Republikën Arabe Siriane, Afganistanin, Sudanin e Jugut, Myanmar, Somali dhe Sudanin.

Më shumë se gjysma (56%) e refugjatëve në botë në 2018 erdhën nga këto gjashtë vende.

Numri i refugjatëve nga Siria, Sudani i Jugut dhe Myanmar është rritur me shpejtësi gjatë dy viteve të fundit, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button