Koce Trajanovskit i është vjetërsuar lënda, nuk do të përndiqet për zgjedhjen e drejtorit të Ujësjellësit

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe tre persona të tjerë nuk do të ndiqen penalisht për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, konfirmuan nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Vendimi për zgjedhjen e drejtorit të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup është miratuar dhe nënshkruar më 11.02.2015, dhe në pajtim me atë vjetërsia e përndjekjes penale për Koce Trajanovskin, i cili duke e kryer funksionin e kryetarit të Qytetit ka hyrë në fuqi më 11.02.2018. Vjetërsia për kryetarin dhe dy anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës ka hyrë më 22.01.2018, kur kanë kaluar tre vjet nga veprimi i të paraqiturve”, thonë nga Prokuroria.

Padia penale nga SPB Shkup deri te Prokuroria e Shkupit u dorëzua në mars të vitit 2019, gjegjësisht më shumë se një vit pas skadimit të afatit për vjetërsim. Vendimi për hedhjen poshtë është dorëzuar deri te NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup.

Ndryshe padia penale u dorëzuar nga Njësiti për Krim Ekonomik i MPB-së për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, për konkursin për zgjedhje të drejtorit të Ujësjellësi dhe Kanalizimi.

Për veprën penale, parashihet dënim me burg prej gjashtë muaj deri në tre vjet. Përndjekja penale ndalet nëse kalojnë tre vjet nga kryerja e veprës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button