Sektori i biznesit në RMV: Ndërmarrje me drejtues dhe pa të punësuar me qarkullim prej 200 milionë euro

Qarkullim prej thuajse 200 milionë euro në vitin e kaluar kanë bërë 442 ndërmarrje me drejtues dhe pa asnjë të punësuar prej 8.221 me status të tillë në shtet, ndërkaq 15% ose rreth 30 milionë euro nga vlera e përgjithshme u ka mbetur fitim, publikoi Analitika.mk, targeti i të cilës është fotografia reale e biznesit në RMV, njofton Portalb.mk.

Nëse tërhiqet paralele, thekson portali, ajo është një e treta nga të ardhurat, si për shembull, të kompanisë “Kromberg dhe Shuberg” me 6.437 të punësuar veprimtaria e të cilës është prodhimi i pjesëve të automjeteve ose të ndërmarrjes belge “Van Hol” për prodhimin e autobusëve me 1.030 të punësuar.

Të ndara sipas sektorëve, të ardhurat e përgjithshme janë më të mëdha te kompanitë që ndërmerren me tregti me energji elektrike. Të dyjave në veprimtarinë e theksuar u përkasin 81 milionë euro nga gjithsej 200. I dyti në listë është sektori i ndërtimit të hapësirave banesore dhe jo-banesore në të cilin ka të regjistruar 36 ndërmarrje pa të punësuar të cilat në vitin 2018-të kanë realizuar të ardhura prej 14 milionë euro.

Më tej janë sektorët e specializuar të tregtisë të madhe (32 kompani të regjistruara pa të punësuar) me fitimin nga, diçka mbi 9 milionë euro dhe kompanitë për dhënien e pronave të patundshme (23) me të ardhura prej 4.6 milionë euro. Top 5 në kategorinë “njeri-ndërmarrje” mbyllet me veprimtarinë këshillimit inxhinierik dhe teknik (13) me fitim prej mbi 3 milionë euro.

Shikuar sipas qyteteve, shumica e këtyre ndërmarrjeve (90%) janë në Shkup, ndërkaq më pas ka tjera në Shtip, Strumicë Manastir dhe Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button