BDI dhe VMRO-DPMNE me mbi 6.000 amendamente kundër LSDM-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

LSDM mbetet e qëndrimit se nuk ka pengesë që të ndryshohet Kodit Zgjedhor, gjegjësisht që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit të njëjtat të mbahen me një njësi zgjedhore në vend të 6 njësive, ndërkaq partneri i koalicionit BDI dhe opozitarja VMRO-DPMNE, për ta penguar këtë propozim e kanë “bllokuar” punën me mbi 6.000 amendamente për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Grupi i deputetëve të BDI-së ka dorëzuar mbi 5.000 amendamente për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndërkaq Artan Grubi ka premtuar se ndryshimet e njëanshme të legjislatives zgjedhore përpara zgjedhjeve janë precedent i rrezikshëm me pasoja të cilat për momentin nuk mund të vlerësohen.

“BDI është për ndryshim të legjislacionit zgjedhor, por jo para zgjedhjeve. E njëjta duhet të ndodh me bisedime cilësore mes partive me qëllim që të arrihet zgjidhje konsensuale”, tha Grubi, partia e të cilit ka dorëzuar mbi 5.000 amendamente.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka qëndrim të ngjashëm, por më pak amendamente. Deputetët e partisë opozitare kanë dorëzuar gjithsej 1200 amendamente edhe atë 600 për propozim-ligjin për modelin zgjedhor dhe 600 për propozim-ligjin për listat zgjedhore.

Sipas deputetit Antonio Milloshoski, qëllimi i amendamenteve është që të tregohet se për ligjet zgjedhore duhet konsensus të gjerë politik dhe të mos vendoset dy muaj përpara shpërndarjes së Kuvendit.

“Me këtë, LSDM po e lan fytyrën. E dinë se nuk do të kalojnë propozimet, por do të kenë arsyetim përpara atyre që i kanë përkrahur”, deklaroi Milloshoski.

Në seancën e sotme kuvendore janë propozuar dy propozim-ligje për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor. Propozim-ligji i parë parashikon ndryshim të modelit zgjedhore prej gjashtë njësi zgjedhore në njësi zgjedhore me 120 deputetë, ndërkaq i dyti ka të bëjë me zgjedhjet lokale dhe listat e hapura për këshilltarët.

Në propozimin e dytë gjithashtu parashikohet edhe ndryshim të kuotës gjinore prej 40% me numër të barabartë të burrave dhe grave në listat për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button