Shkup, padi penale kundër një personit që e ka fshehur marihuanën në oborrin e fqinjës

Prokurori publik i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup, ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi 27-vjeçar, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë” nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

I dyshuari në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes, ka mbajtur drogë narkotike – marihuanë, me vlerë prej 1.51.2 gramë. Droga ka qenë e paketuar në tre pako polietilentike me najlon transparent, ndërkaq i dyshuari e ka ruajtur drogën në oborrin e fqinjës së tij në Gjorçe Petrov të Shkupit.

Siç kumton Prokuroria, fqinja duke i kryer punët e shtëpisë e ka gjetur drogën dhe një vagë digjitale me gjurmë të marihuanës.

Duke e pasur parasysh rrethanat se i dyshuari mund të arratiset ose ta përsërit veprën penale, prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën penale ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button