Era Rusi publikoi projektin dedikuar të prekurve nga tërmeti

Më shumë se një këngë e re, është një himn për t’u bërë bashkë në emër të jetës, në emër të shpresës. Pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit, Era Rusi dhe Ylli Baka, ata që janë mësuar gjithmonë t’u këndojnë dasmave e ditëve të lumtura të njerëzve, vendosën të solidarizohen me dhimbjen dhe me familjet e prekura nga tërmeti tragjik në Durrës, që u mori jetën dhjetëra njerëzve, transmeton Revista Class.

E ftuar dy ditë më parë në “Rudina”, Era Rusi tha se kjo këngë lindi menjëherë pas tragjedisë dhe u mendua të shoqërohet edhe me një tur në disa qytete të Shqipërisë. Pas publikimit, Era dhe Ylli do të nisin turin në disa qytete të Shqipërisë dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Kënga është e përgatitur në kohë rekord, dedikuar një momenti të vështirë që po kalon Shqipëria: “Ishte një frymëzim i momentit… Menduam pse të mos e shfrytëzojmë për mirë. Ideja ime ishte për një tur, me disa koncerte, të cilat do t’i kthejmë në koncerte bamirësie. Pra, nuk do të ketë bileta, po njerëzit do të kontribuojnë sipas mundësisë së tyre. Në fund, do të krijojmë kontaktet për t’i dorëzuar këto para sipas qyteteve…”, – tha Era në “Rudina”.

Kënga është gati për publikim, edhe pse është punuar në një kohë rekord: “Kënga do të jetë diçka e bukur… Muzika na bën të humbasim nga realiteti dhe të mendojmë për diçka më të mirë. Për këtë gjë doja që të japim pak shpresë”, – tha Era.

Gjithçka për të harruar dhimbjen dhe për të risjellë shpresën. Në emër të jetës…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button