Futbolli rumun: “Pray for Albania”

Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin shqiptar në këto momente të vështira, transmeton RTSH.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit rumun të futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet “Pray for Albania” dhe e-albania.al/donate.

Me emocion të veçantë, Ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Ilir Tepelena, dhe stafi i Ambasadës ndoqi fillimin e ndeshjes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit “National Arena”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button