Plani i fshehtë i Gruevskit për ofshor nga RMV është bërë me firmë nga Londra e cila ka pastruar para për Iranin

E-mailet mesazhet e rrjedhura nga firma londineze London Formation House tregojnë se si Gruevski kishte planifikuar ofdshor zonë në Maqedoni, sipas shembullit të Gambisë. Është dashur të quhet Trade Park Makedonija. Bankat të rreme dhe regjistrimi sekret i ndërmarrjeve janë pjesë e skenarit të hartuar nga konsaltingu londinez, themeluesi i të cilit është akuzuar për pastrim parash për kompanitë iraniane të naftës që kanë qenë nën sanksione të SHBA dhe BE, për krimin e organizuar suedez dhe një sërë mashtruesish në botë. Ideja ishte reklamuar si e shkëlqyeshme për paratë e kriminelëve botërorë që kishin dashur të qëndronin jashtë radarit të BE-së dhe SHBA-së, shkruan IRL, transmeton Portalb.mk.

Këto gjetje vijnë nga dokumentet e rrjedhura të firmës konsulente britanike Formation House. Rrjedha masive e komunikimeve dhe dokumenteve elektronike u është dhënë gazetarëve në mbarë botën, të cilët pas disa muajsh pune, po fillojnë të publikojnë tregimet e tyre kolektivisht dhe në stilin e Panama Pejpërs nën emrin # 29 Leaks. Emri 29 asociacion i 29 Harli Strit, adresa ku është vendosur kjo firmë në rrethin e pasur të Londrës. Dokumentet u janë dhënë gazetarëve nga i ashtuquajturi grup aktivist joformal The Distributed Denial of Secrets. Ata nuk kanë zbuluar se si i kanë marrë dokumentet dhe kush ishte personi nga i cili e kanë marrë informacioni, ndërsa të gjitha dokumentet do të bëhen publike pasi gazetarët të kenë përfunduar kontrollet e tyre.

Plani i tmerrshëm

Kur ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski filloi të bënte plane të përshpejtuara për krijimin e një zone pa taksë, kritikët e qeverisë, madje edhe disa përkrahës u shqetësuan dhe u habitën.

Dokumentet që kanë rrjedhë të quajtura 29leaks tani zbulojnë se mbështetësit e projektit kanë përgatitur komplotuar me Londrën për të gjetur një zonë financiare në periferi të kryeqytetit, Shkupit. Ajo zonë duhet të ishte jashtë vëmendjes së faktorëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Trade park

Ndër përfitimet e pretenduara të zonës do të ishte një regjistër që do të lejonte krijimin e kompanive pa mbikëqyrje shtetërore ose ndërkombëtare. Përveç regjistrit, do të kishte edhe banka të vogla. Regjistri dhe Zona e tregtisë së lirë do të menaxhoheshin si një mini-shtet brenda një shteti nga pronarët e Formation House, që e dëshmojnë edhe dokumentet edhe intervistat me zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të cilat i ka bërë IRL.

Ideja do të nënkuptonte ndryshim të Kushtetutës së vendit për të lejuar një organ autonom të menaxhojë me ofshor zonën. Por kjo e ka aktivizuar alarmin në Komisionin e Venedikut, i cili është organ këshillimor juridik i Këshillit të Evropës.

Komisioni paralajmëroi se zona mund të bëhet një “strehimore për paratë e pista”.

Në atë kohë, kur shtyhej ideja për ofshor zonë, Qeveria njëkohësisht e propozoi një amendament të veçantë për të kufizuar përcaktimin kushtetues të martesës midis një burri dhe një gruaje, duke i hapur kështu rrugën ndalimit të bashkësive të të njëjtës gjini.

“Ata donin ta shfrytëzojnë propozimin kontrovers dhe të nxisnin një debat për martesën”, kujtoi Liljana Popovska, asokohe deputete e DOM. “Por tymi u ngrit dhe ata nuk ia dolën të tërhiqnin vëmendjen e publikut.”

Sasha Gruevski, këshilltar shtetëror për investime të drejtpërdrejta, kishte marrë pjesë në planifikim, si pjesë e rolit të tij në zyrën e Gruevski.

Edhe pse Gruevski ndihmoi në përgatitjen e terrenit për zonën e tregtisë, ai tha se ishte i shqetësuar për qëllimin për ta lejuar atë të punonte sipas ligjeve të tij dhe në fshehtësi.

Por në vitin 2015, ngjarjet politike në Maqedoninë veriore morën vrull të ri, duke e çrregulluar planin e qeverisë. Fillojnë protestat masive, rrjedhin bisedat e përgjuara, diskutohet për korrupsion të profilit të lartë, dhe opozita e bllokon parlamentin. BE-ja është e detyruar të ndërhyjë dhe në vitin 2016 u zhvilluan zgjedhje të reja. Gruevski akuzohet dhe dënohet, e më vonë u arratis në Hungari, ku mori azil. Gruevski nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Sasha Gruevski, ish anëtar i kabinetit të Gruevski, ende punon në qeveri. Ai tani bën përpunimin e planit për “zonat teknologjike-inovative” për të cilin ai pretendon se do të jetë i ndryshëm nga projekti i qeverisë së mëparshme me Formations House dhe se nuk do të ketë asgjë të përbashkët me ofshor zonat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button