Ruskoska: Dënimi për Kiçeecin është mirë i shqiptuar

Villma Ruskoska, prokurorja e lëndës “Reket” ka komentuar dënimin e Gjykatës penale për biznesmenin Zoran Milevski – Kiçee, i cili është dënuar me 3 vjet burg, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se është një sanksion mirë i shqiptuar. Por, megjithatë pasi ta pranoj aktgjykim do të vendosi nëse do ta ankimoj lartësinë e dënimit. Nuk prisja dënim më të lartë, pasi megjithatë dallim i madh është prej 1 deri 10 vite, duke pasur parasysh se nuk është i gjykuar dhe posaçërisht që e pranoi fajin”, tha Ruskoska.

Kiçeec u dënua sot, pasi dje në seancën gjyqësorë për rastin “Reket” e ka pranuar fajin. Ai u dënua për ‘pranim të kundërlgjishëm të dhuratës’.

Të dënuarit Kiçeec i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim.

Gjykimi për Bojan Jovanovskin dhe Katica Janevën vazhdon, pasi që të njëjtët janë shprehur se ndjehen të pafajshëm. Seanca e radhës për “Reket” mbahet më 6 dhjetor, ku do të dëshmojnë Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij, Ana Kamçeva.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button