Gjykata Kushtetuese e anuloi vendosjen për plotësimin e Ligjit për falje

Me propozim të gjykatësit Osman Kadriu, Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka votuar që ta anulojë vendosjen për propozim-vendimin për Ligjin për Plotësim të Ligjit për Flaje, për të cilin javën e kaluar u ngrit procedurë, njofton Portalb.mk.

Vendimi me të cilin është hapur procedura për Ligjin për Falje, ashtu siç tha Kadriu, ka pika prekjeje me disa prej lëndëve të sotme të cilat janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata është informuar se përpara Kuvendit po udhëhiqet procedurë për interpretim autentik të këtyre neneve nga Ligji për falje”, tha Kadriu.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar mendimin e Ministrisë së Drejtësisë që të pranohet iniciativa për interpretim autentik i nenit 11-a nga Ligji për falje, të dorëzuar nga deputetët e LSDM-së.

Nga ana tjetër kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi që me këtë do të fillojë procedura parlamentare për kërkesën për interpretimin autentik, por paralajmëroi që edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik (KLJ) edhe mendimi i Qeverisë të arrijnë tek ai në kohë sa më të shpejtë, ndërsa seancë plenare mund të caktohet vetëm pas debatit për buxhetin të Komisionit për Financa dhe Buxhet, pas 11 dhjetorit

Ndryshe, propozimi për rishqyrtimin e nenit 11-a të Ligjit për falje thotë se presidenti mund të revokojë amnistinë e dhënë. Me këtë nismë pohohet e kundërta, se amnistia që është dhënë një herë nuk mund të revokohet.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat ish presidenti Gjorge Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana JankulloskaMartin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi,  Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Ligji për falje ështëndryshuar dhe është plotësuar në vitin 2009, kur ishte shfuqizuar neni 11-a i cili e ka përmbajtur mundësinë për falje pa zbatimin e procedurës.

Sipas këtij mendimi, në mars të vitit 2016-të, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje nga viti 2009, por me shfuqizimin e ligjit nga viti 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita nga neni 11. Kjo do të thotë se presidenti i Republikës nuk ka pasur, e as që ka mundësi juridike të falë pa u zbatuar procedura në bazë të këtij neni dhe sipas kësaj të gjithë aktet për falje të presidentit të shtetit bazohen në nenin 11 nga Ligji për Falje, dhe të njëjtat janë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button