Projekti “Bli shtëpi, bli banesë” vazhdon edhe vitin e ardhshëm

Projekti për subvencionim të kredive banesore nga shteti “Bli shtëpi, bli banesë” vazhdon edhe vitin e ardhshëm. Qytetarët prej më 6 deri më 8 dhjetor në panairin “Bli shtëpi, bli banesë”, i cili do të mbahet në Skopje Siti Mall, do të munden në një vend të marrin informata nga Ministria e Financave, bankat që janë në projekt dhe kompanitë ndërtimore, por edhe të aplikojnë për të njëjtin, theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska, njofton Portalb.mk.

Ajo theksoi se në këtë vit janë bërë ndryshime në projektin, ndjeshëm janë përmirësuar kushtet për qytetarët të cilët kanë nevojë për mbështetje nga shteti që të bëhen me shtëpi të tyre.

“Përfitimi më i madh për qytetarët është ulja e kamatave për miratimin e subvencionimit të kredisë banesore edhe atë: për modelet ku subvencionohet kësti i kredisë nga ana e shtetit, kamatat janë ulur nga 3.95% në 2.9%, ndërkaq për vitin e 4 ose të 5 kamata është ulur nga 4.44% në 3.9%. Edhe te modelet ku subvencionohet pjesëmarrja në kamatë është ulur dhe nga 4.5%+EURIBOR në 4%+EURIBOR. Ka më shumë modele, veçmas të dobishme për të rinjtë me moshë deri në 35 vjet. Për blerje të banesës, ku dhe interesi është i më i madh, subvencioni i këstit mujor është rritur prej 50 në 70% – kjo do të thotë se në 5 vitet e para prej pagesës së kredisë 70% e këstit mujo do të paguhet nga shteti, ndërkaq shfrytëzuesi i kredisë do të paguajë vetëm 30%. Gjithashtu, është rritur subvencioni për modelet ku subvencionohet pjesëmarrja prej 50% në 70%. Kjo do të thotë se nëse shfrytëzuesi i projektit e shfrytëzon këtë model, 70% të pjesëmarrjes nga kredia do t’i paguhet nga shteti”, thotë Angellovska.

Ministrja theksoi se përfitim shtesë në projekt është në udhëzimin e ngritjes së natalitetit në vend. Në fakt, për çdo foshnje ose fëmijë të birësuar gjatë dhjetë viteve të para nga shfrytëzimi i kredisë, shfrytëzuesi i kredisë fiton subvencion prej 30% të këstit gjatë një vitit plus.

Angellovska tha se ka interes të madh për projektin. Këtë vit janë ndarë 97 kredi banesore me vlerë prej 3.6 milionë euro dhe janë ndarë subvencione prej 1.1. milionë euro, ndërkaq në tre muajt e fundit janë ndarë 61 kredi. Nga kreditë e miratuara këtë vit për të rinj janë 48. Për banesa janë 71 nga të miratuarat për banesa, ndërkaq tjerat janë për shtëpi. Prej aplikuesve, 45% janë gra dhe 55% burra. Pritet që deri në fund të vitit të ndahen rreth 150 kredi.

Mjete për “Bli shtëpi, bli banesë” janë parashikuar edhe në buxhetin për vitin 2020.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button