Rama e ftoi në tryezë por Basha iu përgjigj: S’është koha as për politikë as për propagandë
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitter-it ka ftuar sot opozitën që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.
Por kreu i PD Lulzim Basha për këtë gjë tha se: “E gjithë energjia jonë tani është të jemi afër njerëzve e ti ndihmojmë sa të jetë e mundur, jemi gjendur pranë tyre, ky është prioriteti ynë tani s’është koha për politike njerëzit kanë nevojë për strehë për ushqim, për siguri se i kanë shpëtuar një fatkeqesie, qoftë me kaq.
Tani s’është koha as për politike as për propagandë dhe kjo është ajo që duhet të bëjë cdo njeri tjetër. S’kemi sot kohë as për manovra politike as për propagandë”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në Top Channel.