Ka ndërruar jetë Llukovski, ish drejtor i T-Mobile, i dyshuar në një rast të PSP-së dhe dëshmitar në rastin “Reket”

Ish drejtori ekzekutiv në T-Mobile, Zharko Llukovski sot ka ndërruar jetë në Shkup në moshën 57 vjeçare, raportojnë mediat maqedonase, transmeton Portalb.mk. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, sipas Netpres, ai ka qëndruar dy ditë në spital por doktorët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Ai me 28 gusht dha deklaratë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me rastin “Reket”. Sipas informatave, Llukovski ishte i ftuar që ta plotësojë deklaratën të cilën paraprakisht e kishte dhënë.

Kur është hapur hetimi “Reket” në mesin e të ftuarve në Prokurori ka qenë edhe Llukovski. Ai ishte i ftuar si dëshmitar. Llukovski përmendet në njërin prej audio-incizimeve që i ka publikuar gazeta italiane “La Verita”. Boki 13, në bisedë me Orce Kamçev thotë se Zharko Llukovski ka mbaruar punë për rastin “Stacionet Bazë” edhe në PSP edhe në Qeveri.

Në rastin “Stacionet Bazë”, Zharko Llukovski ishte i dyshuar për keqpërdorim të mbi 3.5 milionë eurove në dobi të AD Beton Shkup, dhe në dëm të T-Mobile, gjegjësisht dhe shtetit. Sipas PSP-së, ai në vitin 2011 e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar si drejtor ekzekutiv i T-Mobile, duke kërkuar ofertë financiare prej Beton Shkup që të legalizohen stacionet bazë të paligjshme, edhe pse T-Mobile Maqedoni ka poseduar ekip përkatës me persona profesional dhe të licencuar, të cilët paraprakisht kanë punuar në konstatimin e statusit juridik të stacioneve bazë edhe atë për rreth 3.000 euro për një objekt. Nga ana tjetër, AD Beton Shkup paraprakisht asnjëherë nuk ka dhënë shërbime të këtij lloji, ndërkaq në ndërmarrje ka ekzistuar vetëm një i punësuar me përvojë përkatëse. Megjithatë, së shpejti Veton e ka njoftuar T-Mobile se shërbimin e kërkuar mund ta kryejnë për çmim trefish më të lartë prej asaj që punën mund ta kryejë ekipi profesional i T-Mobile Maqedoni.

Nga PSP-ja më 28 gusht 2019 thanë se hetimi nën këtë emër, i iniciuar në tetor të vitit 2018-të, ende ishte i hapur. Aktivitete nuk ka pasur shkak të mendimin të Gjykatës Supreme se PSP-ja është paditës i paautorizuar për lëndët që janë hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button