BIRN Kosovë: Është e pavërtetë që Isa Mustafa ka qenë i hapur për harxhimet e Qeverisë së tij

Seksioni kosovar i Rrjetit Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN) analizoi deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në një intervistë në emisionin televiziv “Jeta në Kosovë” (“Jeta në Kosovë”), në të cilën ai pohon se ka qenë transparent në lidhje me shpenzimet e qeverisë së tij, njofton Vërtetmatës.mk.

Përkatësisht, në një intervistë të publikuar në 21 nëntor 2019, Mustafa pretendon se llogaritë e tij kanë qenë e disponueshme për publikun dhe se ai nuk kishte asgjë kundër që ato llogari të bëheshin transparente për mediat.

Megjithë kërkesën BIRN-Kosovë (Kallxo.com), Isa Mustafa, asokohe kryeministër, nuk lejoi qasje në këto llogari, bile as për ato të Qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Hashim Thaçi, megjithëse kishte një vendim nga Gjykata e Apelit për qasje të mediave në shpenzimet qeveritare. Vetëm këtë vit BIRN siguroi qasje në llogaritë e Qeverisë në largim të Ramush Haradinaj dhe Qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Isa Mustafa. Me këtë arsyetim deklarata e Mustafës është vlerësuar si e pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button