Gostivari bëhet me qendrën e dytë për qentë endacak
Përpjekjen për trajtimin human të kafshëve në kuadër të projektit “Më jep strehim për shpëtim”, Komuna e Gostivarit e vazhdoi me hapjen e qendrës së dytë për trajtimin e qenve endacak, transmeton Portalb.mk.
Ky projekt koordinohet nga Iniciativa për integrim qytetar (IIQ), e cila pas tetë muajve do t’i dorëzon komunës këtë qendër.
Qendra përmban 30 bokse dhe tre hapësira ndihmëse.
Arben Taravari, kryetari i Gostivarit ishte prezent në hapjen e qëndrës, duke e theksuar se problemi me qentë endacak ka nevojë për zgjidhje sistematike, pasi nëpër rrugët e Gostivarit ka mbi 700 qenë endacak.
Qentë endacak shpeshherë kanë shkaktuar dëme te qytetarët, sidomos në stinën e dimrit.