Hetim kush jeton në luks pa punë

Në momentin kur Këshilli Lartë i prokurorisë i hapi dritën jeshile ngritjes së SPAK, kryeministri Edi Rama prezantoi detaje nga projekt ligji special kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve të etiketuar prej tij si organizata kriminale e KÇK.

Një projektligj i veçantë do të jetë për njerëzit e drejtësisë të cilët sipas projektit të qeverisë do të pezullohen edhe nëse s’kanë hyrë në vetting, në rast se janë me probleme pasurinë apo figurën e tyre.

Projektligji KÇK përfshin edhe skanimin e pasurive të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Kryeministri po ashtu foli edhe për një organizim të ri të strukturës forca e ligjit.

Top Channel e disponon një kopje të këtij draft ligji që do ti kaloj për miratim qeverisë të hënën e ardhshme.

Në nenin 5 të projektligjit thuhet se subjekte për tu hetuar do të jenë atë të cilët ka dyshime se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe se ka dyshime se standardi jetesës nuk është i justifikuar nga burime të ligjshme. Ndërsa neni 6 parashikon që subjektet sipas nenit 5 jashtë territorit të Shqipërisë nuk mund t’ju lejohet hyrja dhe kthimi në vendbanim pa iu nënshtruar një verifikimi të hollësishëm nga policia e shtetit në pikën e kalimit të kufirit.

Kryeministri paralajmërojë deputetët e tij se çfarë i pret nëse nuk votojnë projektligjin KÇK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button