Komisioni hetimor, Opozita dyshime për pazare Rama- Meta

Komisioni Hetimor parlamentar ka administruar raportin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, transmeton OraNews.

Me dyer të mbyllura anëtarët janë njohur edhe me dokumentin sekret të vënë në dispozicion nga ana e Kreut të Shtetit ku pretendohet se në rast se nuk do të anulonte zgjedhjet atë ditë do të digjej Kuvendi.

Më herët deputetët e opozitës parlamentare hodhën dyshime se zvarritja e Komisionit Hetimor po lë shteg për pazare politike Rama-Meta.

Alban Zeneli:  “Të mos merremi me retorika boshe se nga informacionet që kemi ne ky komision kërkohet ti shtyhet koha për të mos marrë vendimin e duhur. Të bëhet sa më parë administrimi i provave të shqyrtojmë që sot e të dalim me vendim të prerë nëse e ka shkelur presidenti apo jo Kushtetutën. Çdo lloj retorike tjetër e ka cenuar integritetin e këtij procesi.  Nuk dua të bëhem pjesë e retorikës apo pazarit. Po kërkoni kohë për tu tallur me parlamentin shqiptar për pazarin e radhës”

Por socialisti, Ulsi Manja, garantoi opozitën se do të jetë Komisioni hetimor që do të t’i japë përgjigje të gjitha dyshimeve dhe pretendimeve të palëve.

Ulsi Manja: Nuk kemi ngutje, por e rëndësishme është që raporti që do të prodhojë ky komision të vendosë pikat mbi I për atë çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e 30 qershorit”

Me 8 dhjetor Komisionit Hetimor i përfundon mandati, por PS ka kërkuar që pjesë e objektit të shqyrtimit të jetë edhe dekreti i Presidentit Meta për emërimin e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button