Baladë nga Flori Mumajesi dhe Arilena Ara (Kënga)
Arilena Ara ka bashkëpunuar me Flori Mumajesin për të sjellë një baladë dashurie, transmeton OraNews.
“Doja” titullohet dueti i tyre që i dedikohet të gjithë personave që janë lënduar nga një histori dashurie.
Në tekstin e punuar nga Lindon Berisha, flitet për dy persona që nuk e besojnë se kanë humbur përjetësisht dashurinë e jetës.
Edhe këtë herë, Arilena ia ka besuar muzikë Darko Dimitrov. Pritet që shumë shpejt kjo këngë të kthehet në hit dhe të prekë zemrat e të gjithë të lënduarve.