Shoferi hodhi fëmijën nga autobusi, por pastaj ndodhi befasia
Një shofer është regjistruar në kamera teksa nxorri me forcë një fëmijë nga autobusi i shkollës, transmeton OraNews.
Videoja brenda pak momentesh bëri xhiron e rrjetit teksa ka pasur shumë reagime ndaj drejtuesit të mjetit.
Por reagim të menjëhershëm pati dhe nga kalimtarët e rastit të cilët reaguan ashpër ndaj shoferit.
Një grua është filmuar teksa e shtynte dhe e shante shoferin por në të gjithë këtë histori ka diçka të çuditshme.
Djali i vogël ishte i mbuluar me kapuç ndërkohë që kalimtarët e rastit shkuan ta ndihmonin. Një grua bërtiti me të madhe: “Ai nuk është një fëmijë”.
“Djali” i vogël hoqi kapuçin dhe i surprizoi të gjithë pasi në të vërtetë ishte një xhuxh.
Nuk dihet ende nëse ngjarja ishte e vërtetë apo ishte një improvizim.