Procesi i zgjerimit i BE-së është i ngadalshëm dhe kombet s’e shohin veten në të, tha ministrja franceze (VIDEO)

E shohim se procesi është i ngadalshëm dhe kombet nuk e shohin veten në të, këto janë arsyet sipas ministres për çështje evropiane të Francës, Ameli de Monshalen që u propozua metodologjia e re e procesit zgjerues e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Ajo para mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm që u mbajt sot, deklaroi se si rezultat i procesit të deritashëm kemi emigrim, ikje të trurit nga Serbia dhe Mali i Zi.

“Ne nuk i ndryshojmë rregullat të cilat kanë filluar, e shohim se procesi nuk funksionon për shkak se është skajshmërish i ngadalshëm për ato që marrin pjesë në të. Procesi nuk është i udhëhequr politikisht, ka automatizëm dhe kombet para se gjithash nuk e shohin veten në të. E shihni se sa emigrim ka, sa ikje të trurit ka nga Serbia, Mali i Zi dhe para tyre nga Bullgaria, Romania dhe Kroacia kur negocionin”, tha Monshalen.

Ajo ka hedhur poshtë se me propozimin e metodologjisë së re, me të cilin u prolongua marrja e datës për çeljen e negociatave anëtarësuese të Maqedonisë së Veriut në BE, po krijohet hapësirë për përzierje të forcave të huaja.

Megjithëse pritshmëritë ishin se për Metodologjinë do të diskutohet sot në mbledhjen e Këshillit në Bruksel, kjo gjë u hedh poshtë nga kryesuesja aktuale e saj, ministrja finlandeze, Titi Tupurainen. 

LEXO: Teksti në formë integrale e “non pejperit” francez për ardhmërinë e zgjerimit të BE-së

Paraprakisht, Franca e ka shpalosur “non-pejperin” e metodologjisë reformuese të procesit të zgjerimit. Në të, ajo kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe nga Komisioni Evropian kërkohet që deri më janar 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e aderimit, e cila do të aplikohet gjatë fillimit të negociatave për aderim me vendet kandidate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button