Teksti në formë integrale e “non pejperit” francez për ardhmërinë e zgjerimit të BE-së

Franca ka dërguar të ashtuquajtur “non-pejper” në vendet anëtare të BE-së duke kërkuar “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe nga Komisioni Evropian kërkohet që deri më janar 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e aderimit, e cila do të aplikohet gjatë fillimit të negociatave për aderim me vendet kandidate, njofton NOVATV, transmeton Portalb.mk.

Në vazhdim e publikojmë në mënyrë të integruar tekstin e non pejperit të cilin Franca e dorëzoi në KE dhe vendet anëtare të BE-së:

Ne e riafirmojmë përkrahjen tone për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre. Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme këto vende të konsolidohen si shtete që bazohen ë sundimin e të drejtës dhe shoqëri të hapura dhe pluraliste, ta sigurojnë progresin e tyre ekonomik dhe social, t’u mundësojnë perspektivë të rinjve dhe të promovojnë pajtim ndërmjet popujve. Lidhjet më të afërta ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe aderimi i tyre efektiv drejt BE-së pasi e njëjta të reformohet dhe të bëhet më efikase dhe më e ndërgjegjshme për vendet-anëtare të saj, do ta bëjë Evropën sovrane dhe më të bashkuar.

Njëzet vite pas njohjes së perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, pavarësisht reformave që janë ndërmarrë dhe hapat e guximshëm për pajtim (siç është Marrëveshja nga Prespa), transformimet e nevojshme të thella politike, të domosdoshme ekonomike dhe sociale për aderim në Bashkimin Evropian po zhvillohen tepër ngadalë dhe ende pa përfitimet konkrete për qytetarët në vendet kandidate.

Prandaj, është e domosdoshme të rinovohet procesi aderues që do t’i mbështet vendet nga Ballkani Perëndimor me masa konkrete në lidhje me reformat e nevojshme për harmonizim të plotë me parimet e sundimit të së drejtës për aplikim të legjislacionit evropian.

Kjo qasje duhet të shoqërohet me përkushtim të fortë të Bashkimit Evorpian me qëllim t’u ndihmojë të kundërshtohen me sfidat e shumta dhe të ndërlikuara në lidhje me zhvillimin e tyre ekonomik dhe social, të kenë kontroll të kompetencave në lidhje me territorin e tyre dhe mund të ballafaqohen me sfidat e tyre të migracionit dhe të sigurisë.

  1. Qasja e rinovuar duhet të bazohet në 4 parime: Qasje graduale, kushte të rrepta, përfitime materiale, reverzibilitet i procesit

– Negociatat duhet të jenë të organizuara rreth kapitujve të politikave, në të cilat gradualisht do të përfshihen vendet-kandidate;

– Kushte të rrepta, me qëllim të përafrimit efektiv drejt normave dhe standardeve evropiane në afat të gjatë, në fushën e sundimit të së drejtës, por edhe Kompatibilitet ekonomik dhe social;

– Përfitime konkrete gjatë këtij procesi (të cilat për momentin mungojnë dhe nuk i parandalojnë lëvizjet e migracionit, që paraqet problem për të dyja anët), veçanërisht nëpërmjet përkrahjes së zmadhuar financiare;

-Proces reversibil për t’u siguruar kredibiliteti dhe natyra e vet stimulative.

Kjo qasje e re Овој нов пристап ќе се заснова и на засилено политичко управување.

1.1 Negociatat duhet të organizohen në mënyrë që do të mundësojnë qasje graduale te politikat dhe programet e Bashkimit Evropian

а) Procesi i aderimit do të ishte gradual dhe stimulues:

– Pasi të hapen negociatat, procesi i integrimit më nuk do të bazohet në hapje të njëkohësishme të një numri të madh kapitujsh tematik, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formonin blloqe koherente të politikave dhe skemë paraprakisht të themeluar nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat.

– Përfundimi i negociatave që përkojnë me secilën fazë tek vendi negociues, do të hap mundësi të merr pjesë në programe të BE-së, të inkuadrohet në politika të caktuara sektoriale dhe kur është e përshtatshme, të ketë dobi nga instrumente të caktuara të synuara financiare;

– Për të kaluar në fazën e radhës, shtetet duhet në mënyrë efektive t’i respektojnë kriteret e rrepta, që do të mundësojë të miratohet legjislacioni i BE-së, por edhe në mënyrë efektive të implementohen në suaza të pjesëmarrjes së politikës së caktuar;

– Sundimi i të drejtës dhe të drejtat fondamentale do të bëhen pjesë kyçe nga momenti i hapjes së negociatave, siç është paraparë, në kuadër të strategjisë në “qasjen e re” të përcaktuar më dhjetor 2011 dhe ashtu do të mbetet në të gjitha pjesët gjatë tërë procesit.

– Qëllimi përfundimtar do të jetë anëtarësim i plotë

  1. b) Rradhitja e hapjes së fazave graduale duhet të sigurojë rrjet autentik ndërmjet aftësisë së vendeve kandidate t’i përdorin, beneficionet që i presin këto vende nga pjesëmarrja e tyre në këtë proces dhe prej nevojës për t’u ruajtur integriteti i Unionit dhe politikat e saj.

Për shembull, lidhja me instrumentet e agjendës digjitale (roaming, Evropa digjitale, etj.) Apo pjesëmarrje në programe evropiane të hulumtimit dhe programet LIFE + dhe Evropë Kreative mund të planifikohet për fazën e hershme të procesit. Përfshirja në unionin bankar apo në listën Evropiane mund të parashihet në fazë të mesme, derisa qasje në tregun e brendshëm do të jetë më mirë të mbetet kah fundi i procesit.

1.2 Kushte të rrepta

Kriteret për të kaluar nga njëra fazë në tjetrën do të jenë tërësisht të përcaktuara, me çka do të mundësohet konfirmim i miratimit, si dhe zbatim efektiv dhe i qëndrueshëm i legjislacionit në lidhje me ndonjë politikë dhe kryesisht do të bazohet në progres të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm nga fusha e sundimit të së drejtës. Nga vendet kandidate do të kërkohet t’i adaptojnë kapacitetet e tyre institucionale dhe administrative me nevojën për pjesëmarrje efikase në politikat e ndryshme. Për anëtarësimin përfundimtar do të vendoset në bazë të plotësimit të qëllimeve të dukshme ekonomike dhe sociale.

Këto kritere duhet të jenë të shoqëruara me indikatorë të cilët do të mund të verifikohen lehtë dhe në mënyrë objektive. Ato mund të jenë në formë të indikatorëve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian (tabelë për nota për drejtësi, Semestër Evropian gjatë fazave të fundit të procesit) dhe organizata tjera ndërkombëtare (Këshilli i Evropës, duke përfshirë edhe Komisionin e Venecias, GREKO dhe komiteti për Manival; OECD; Banka Botërore), por gjithsesi ato do t’i përcaktojnë dhe do t’i vlerësojnë vetëm institucionet e BE-së.

1.3 Përfitime materiale

Krahas përfitimet nga pjesëmarrja graduale në politikat e BE-së, mund të sigurohet edhe përkrahje e zmadhuar financiare. Ajo mund të rezultojë me rritje të mjeteve nga fondi paraaderues, por gjithashtu mund të shqyrtohet edhe mundësia e vendeve kandidate të kualifikohen për shfrytëzim të fondeve strukturore. Vendet kandidate mund të fitojnë pjesë të fondeve strukturore për të cilat do të ishin të kualifikuara kur të bëhen anëtare në Bashkimin Evorpian, në bazë të rritjes graduale sipas fazave që i kanë mbaruar dhe reformat e zbatuara. Kërkesat për përshtatshmëri për këto fonde duhet të vlejnë vetëm për atë vende dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për t’u shmangur ndikimet e jashtme negative.

1.4 Proces reverzibil

Duhet të vendoset parim i reverzibilitetit me qëllim të zgjidhen situatat kur vendi kandidat, tërësisht apo pjesërisht, më nuk plotëson kritere të caktuara apo fillon të mos plotësojë obligime të caktuara që i ka ndërmarrë.

Përgjigja e Bashkimit Evropian do të ishte graduale. Do të ishte proporcional me madhësinë dhe seriozitetin e mos suksesit të detektuar: nga suspendimi i përfitimeve, deri një hap mbrapa në procesin, apo madje edhe suspendim i plotë nëse kontestohen vlerat themelore të Bashkimit Evropian (siç mund të ndodh gjatë procesit rrjedhës).

2- Menaxhim më i fortë politik

Do të vendoset menaxhim specifik për mbështetje të këtij procesi të ri. Komisioni do ta vlerësojë dhe rregullisht do të ndjek progresin e arritur nga vendet kandidate, duke përfshirë edhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e fazave tash më të vlerësuara. Vendet anëtare do t’i shqyrtojnë këto vlerësime. Roli i Këshillit do të përforcohet, për shkak se vendet-kandidate gjithnjë e më tepër do të jenë të kyçura në politikat sektoriale.

Përfundimisht, në kontekst të qëndrimit të këtillë për komunikim më të mirë ndërmjet samiteve të Procesit të Berlinit dhe samiteve BE-Ballkan, mund të mbahet takim vjetor i Këshillit Evropian me shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të përgjigjet në çështje të interesit të përbashkët (reaksion i përbashkët ndaj sfidave kryesore, lidhje me partnerët joevropian, bashkëpunim në fushën e drejtësisë dhe punë të brendshme, bashkëpunim ekonomik dhe rajonal).

Propozojmë atë që Këshilli e kërkon nga Komisioni ta formulojë në bazë të pikave të lartpërmendura, propozime për përkufizim të metodës së re (organizim, procedura për vendimmarrje, mekanizma për mbikëqyrje, roli i institucioneve të ndryshme evropiane dhe vendet-anëtare) të jetë e publikuar para pakos së ardhshme për zgjerim, deri më janar 2020.

Kjo qasje e reviduar ndaj procesit të aderimit do të pasqyrohet dhe do të zbatohet në kuadër të negociatave, për çka Këshilli do të jetë i thirrur ta miratojë para fillimit të negociatave për aderim me vendet kandidate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button