Hulumtim në RMV: Vetëm 1% e qytetarëve kanë mundësi të blejnë banesë, 12% s’kanë as për t’u ushqyer

Vetëm 1% nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’ia lejojnë vetes që të blejnë banesë ose vikend-shtëpizë, 57% kanë mjaft për ushqim dhe rroba, 12% nuk kanë mjaftueshëm mjete për t’u ushqime, 44% nuk kanë mjete për kursim.
Ky është rezultati i hulumtimit për arsimim financiar i cili është zbatuar nga instituti hulumtues – Tim Institut, ndërkaq sot janë paraqitur nga Asociacioni i Shoqatave Financiare, i cili është kërkues i hulumtimit, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Asociacionit, Filip Dimitrovski, theksoi se edhe pse një numër i madh i popullsisë nuk kanë mjete, hulumtimi tregon se një numër i vogël i tyre i shfrytëzojnë shërbimet e disponueshme financiare, po njëkohësisht dhe nuk disponojnë me informata për mundësitë që u ofrohen.

“Ajo është evidente në rezultatet se vetëm 6% kanë marrë kredi nga shoqëritë financiare jo-bankaren në 12 muajt e kaluar dhe 52% nuk shfrytëzojnë asnjë shërbim financiar nga ofertuesit në tre vitet e kaluara”, thotë Dimitrovski.

Ai gjithashtu theksoi se janë në rritje shoqëritë financiare, të cilat marrin pjesën me vetëm 0,44% në sektorin financiar. E theksoi të dhënën nga hulumtimi se dy e treta e atyre që kanë marrë kredi nga shoqëritë financiare janë deklaruar se nëse nuk do të ekzistonin, do të merrnin borxh nga familjarët ose miqtë.

Shfrytëzuesit e shërbimeve të shoqërive financiare janë 6% nga popullata që ka mundësi të marrë kredi. Më së shpeshti, ashtu siç theksoi Dimitrovski, i zgjedhin shërbimet e shoqërive financiare për shkak të shpejtësisë së punës, shërbimeve më të qarta, vlerë më të mirë për paratë dhe dëshirën që të provojnë shërbime inovative financiare. Arsyeja më e shpeshtë se pse merren mjete janë për ta rregulluar shtëpinë, për furnizimin e pajisjeve të ndryshme siç janë celularë, aparate për amvisëri, mobilje she servisim të shërbimeve tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button