Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE i ka 400 mijë euro borxh prej zgjedhjeve presidenciale

Kostandin Kostadinov, zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së theksoi se partia opozitare akoma nuk ka paguar borxhin prej 400 mijë eurove nga fushata për zgjedhjet presidenciale ku kandidate ishte Gordana Siljanovska, transmeton Portalb.mk.

“Borxhi i VMRO-DPMNE-së prej 400.000 euro ka mbetur, ndërsa llogaria për këtë fushatë është veçmë e mbyllur. Si duket, VMRO-DPMNE dhe nënshkruesi i llogarisë për këto zgjedhje, sekretari i përgjithshëm Igor Janushev nuk e kanë respektuar Kodin zgjedhor”, ka thënë Kostadinov.

Kostadinov theksoi se institucionet duhet patjetër të japin përgjigje për këtë skandal të partisë opozitare.

Por, ai thekson se vetëm një veting i gjykatësve dhe prokurorëve pa përjashtim mund të jep përgjigje për çështje të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button