Këta janë katër të arrestuarit për marijuanë

Ministria e punëve të brendshme raportoi se në Shkup dhe Tetovë dje u kapën katër persona me marijuanë, transmeton Portalb.mk.

Dje në ora 15:30 u arrestua shkupjani 21 vjeçari F.D. në bulevardin “ASNOM” në Shkup, te i cili u gjet marijuanë.

Gjithashtu në Shkup, rretho orës 17:30 policët e Bit Pazarit arrestuan 30 vjeçarin L.A. pasi te ai gjetën marijuanë.

Në Tetovë, rreth orës 23:30, në rrugën “180” u arrestua 29 vjeçari A.A. nga Tetova, te i cili u gjet një sasi e marijuanë.

Po atë ditë, në ora 20:45 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë policët arrestuan 22 vjeçarin F.F. pasi përveç dy thikave i ishte gjetur edhe një sasi e marijuanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button