Basha: Rama po kap drejtësinë

Në rrugëtimin për Shqipërinë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal në një bashkëbisedim me fermerët e Divjakës. Edhe pse me fermerët kryetari i opozitës, nuk i shmangu komentet politik ndërsa tha se qeveria nuk bën asgjë tjetër veçse vjedh e grabit. Kjo sipas tij është edhe arsyeja pse nuk e do një drejtësi të pavarur, transmeton OraNews.

Basha: Nuk ka zgjidhje me këta njerëz, nuk kanë këta asnjë ofertë, kanë mbaruar, as rend dhe siguri nuk sjellin dot. Të vetmin preokupim kanë të kapin drejtësinë se po nuk e kapën drejtësinë e dinë mirë ku e kanë vendin. 

Kreu i demokratëve tha se qeveria i ka braktisur qytetarët, ndërsa sipas tij   fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë.

Basha: Askush nuk i kupton këto në Tiranën e korrupsionit, në kalçeton e korrupsionit, as duan tja dinë. Por prandaj jam këtu për ti parë gjërat me sytë e shqiptarëve, për ti dëgjuar gjërat nga goja juaj.

Zgjidhja e duhur për fermerët, tha Basha  është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvencioneve direkte.

Basha: Sot shtetin e keni kundër, sot shteti ju shikon nga xhepat. Shteti ju shikon t’ju marrë edhe kacidhen e fundit. Ky shtet është një kalçeto korrupsioni, një kaçeto hajdutësh që ka vënë për fund gjithë shqiptarët dhe i trajton si lopë për ti mjelë. Më shumë dashuri keni ju për lopët sesa ai për shqiptarët. 

Zgjidhja, tha Basha do të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, ndërsa sipas tij ata  do të zgjedhin së shpejti  qeverinë që ju ofron  punë dhe lehtësira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button