Deponia e Shutkës është duke u mirëmbajtur, Ministria hapi thirrje për pastrim të tri deponive të egra (FOTO)
Deponia e Shuto Orizares (Shutkës) tash për tash është duke u mirëmbajtur nga Inspektorati Komunal i Shuto Orizares, ndërkaq për pastrimin e tërësishëm dhe gjelbërimin e saj, duhet të më shumë mjete. Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka hapur thirrje për prokurim publik për pastrim të 33 deponive të egra në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, prej të cilave 3 janë në territorin e Shuto Orizares, transmeton Portalb.mk.
Në dokumentacionin e bashkëngjitur te thirrja publike, nuk mund të kuptohet se a është edhe deponia për të cilën ka informuar vazhdimisht edhe Portalb.mk, prandaj është kërkuar sqarim shtesë nga Ministria. Që të tri deponitë kapin një sasi prej 6.523 metër kub, ndërkaq, për këtë shërbim është paraparë buxhet në vlerë prej 4.965.000,00 denarë.
Inspektorati konfirmoi: Personi që u kap nga Portalb duke hedhur mbeturina në deponi, ka pasur leje nga kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush
Çështja e deponisë së Shutkës filloi të zgjidhet, pasi 70 përqindëshi i saj u pastrua. Megjithatë, paralelisht me pastrimin është kryer edhe mbushje e saj, nga persona ilegalë, të cilët deklaruan se kanë leje nga Dudushi, gjë të cilën sot e konfirmoi edhe Inspektorati komunal.
Nga atje kanë njoftuar se “hedhësi ka pasur leje nga komuna që përkohësisht të hedh mbeturina”.
Megjithëse paraprakisht inspektorja deklaroi se personi në fjalë është sanksionuar, në kërkesën për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, një gjë e tillë nuk është theksuar. Të pyetur në mënyrë shtesë, inspektorja ka konfirmuar se hedhësi nuk është dënuar, ngaqë ka pasur leje nga Komuna.
Inspektorja komunale, Aneta Mançevska ka deklaruar se ndaj deponisë së Shutkës tash për tash është duke u punuar vetëm në mirëmbajtje, ngaqë për pastrimin e plotë dhe gjelbërimin e saj duhet më shumë mjete.
“Shikoni tash, deponia sigurisht se do të pastrohet. Por nuk ka vetëm një deponi në Shuto Orizare. Besomëni se do të pastrohet deponia, por kjo kërkon më shumë financa, dhe kjo pjesë duhet të zgjidhet në të ardhmen. Deponia është duke u mirëmbajtur. Do të thotë kemi pasur kohë pas kohe aksion. Kanë qenë disa kamionë, kanë ngarkuar mbeturina dhe i kanë dërguar në Drislla”, tha Mançevska.
Portalb: Deri kur do të zgjat kjo fazë e mirëmbajtjes, apo kur do të fillojë pastrimi dhe gjelbërimi siç u premtua?
“Do të thotë ne themi se jemi në fazë të mirëmbajtjes, megjithatë, me kalimin e kohës ka aksione ekologjike, do të thotë kamionë që shkojnë atje, ngarkojnë mbeturina, dhe i dërgojnë në Drislla”, tha Mançevska.
Se është ndarë mjete, por ato nuk mjaftojnë për të pastruar të gjitha deponitë e egra, dhe se deponitë e egra në rajonin e Shkupit do të vazhdojnë të paraqesin problem, ka deklaruar edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai apeloi te gjuajtësit ilegalë në deponi të egra, mbeturinat t’i dërgojnë në deponinë Drislla.
- LEXO: Për t’u pastruar në tërësi deponia e Shutkës, duhen më shumë para, tha Zaevi
- LEXO: Institucionet disa herë janë alarmuar, por deponia e Shutkës edhe sot kundërmoi
Për zgjidhjen e saj qe formuar edhe grup koordinues, i udhëhequr nga Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor, i cili ka pasur për qëllim të koordinohen aktivitetet ndërmjet Inspektoratit të Qytetit të Shkupit dhe të Shuto Orizares për pastrim të deponisë. Inspektoratet, paraprakisht kanë njoftuar se detyrimet e tyre kanë përfunduar, megjithatë, meqë nuk është arritur të sigurohet dokument nga grupi koordinator, nuk mund të vërtetohet një gjë e tillë.
- LEXO: Inspektorja e Shutkës e demantoi Smilevskin: Në deponi nuk duhet të hudhen as mbetje
- LEXO: Pamje të trishta në deponinë e Shutkës: elbi, duhani dhe mbeturinat piqen pranë njëri-tjetrit
- LEXO: Situata e deponisë së Shutkës drejt eskalimit: Komunat janë obliguar ta pastrojnë, e ato presin inspektim tjetër
- LEXO: Kryeministri Zaev e di rastin e deponisë së Shutkës: Me djegien shkakton dëme ekologjike shtesë (VIDEO)
- LEXO: Deponia në Shutkë: Shabani thirret në ilegalitet, Dudush thotë se Zaevi vendos se kush çfarë përgjegjësie ka në këtë shtet
- LEXO: ISHP-ja rekomandoi: Urgjentisht zhvendosje, dezinfektim dhe vaksinim
- LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Nuk janë kapur njerëzit, nuk do të ketë përgjegjësi
- LEXO: Kryetari i Shutkës, Dudush: Të miturit e djegin deponinë, do të zhvendoset në Drislla
- LEXO: Banorët e Çairit, Butelit dhe Vizbegut po thithin helm