Deponia e Shutkës, inspektoratet: I kemi përfunduar aktivitetet, përgjegjësia te Kurto Dudushi

Inspektorati i Shkupit, Inspektorati Shtetëror i Ekologjisë dhe Këshilli Inspektues u shprehën decid se, “aktivitetet e tyre ndaj deponisë ilegale në Shuto Orizare (Shutkë) kanë përfunduar”, dhe për të ardhmen e deponisë, përgjegjëse sipas tyre dhe Ministrisë së Ekologjisë është Komuna e Shuto Orizares, transmeton Portalb.mk

Shefi i Inspektoratit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski deklaroi se ata kanë mbaruar aktivitetet ndaj asaj deponie, ndërkaq vlerësoi se mbushja e serishme nga Komuna e Shuto Orizares nuk është në rregull.

Udhëheqësi i sektorit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanovski

“Ja pra ashtu. Deponitë ilegale janë përgjegjësi e Komunave, gjegjësit veprimi ndaj atyre deponive. Ne patëm siguruar rroje, por me siguri Komuna e Shuto Orizares u jep leje që të hudhin mbeturina. Të njoftuar janë të gjithë për këtë gjendje. Përgjigjet kërkoni te kryetari i Shkupit. Janë të njoftuar të gjithë: edhe Ministria, edhe MPB”, tha Bogdanovski.

 

Edhe nga Inspektorati Shtetëror i Ekologjisë dhe nga Këshilli i Inspektues deklaruan se çështja e deponisë është punë e autoriteteve lokale – komunave, dhe se aktivitetet e tyre kanë përfunduar.

“Ne si Këshill Inspektues nuk kemi kompetenca më ndaj deponisë. Ne e obliguam Inspektoratin Shtetëror, dolën, e inspektuan vendin, dhe tashmë janë ndarë obligimet. Ne nuk kemi kompetenca as ndaj komunave, që të shohim se kush ku hedh mbeturina”, tha sekretarja e Këshillit, Daniella Rendoska.

Nuk mund të kuptohet se nëse institucionet e lartpërmendura i kanë kryer detyrimet e paracaktuara ndaj deponisë, sepse nuk ka dokument ku përshkruhen saktë.
Nga Këshilli Inspektues paraprakisht nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror, ka obliguar Inspektoratin e Shkupit dhe të Komunës së Shuto Orizares që të koordinojnë aktivitetet për pastrim të deponisë së Shutkës. Deponia thuajse është pastruar, por njëkohësisht aty vazhdon ende hedhja e mbeturinave, edhe pse premtimet kanë qenë që e njëjta të mos shfrytëzohet as si stacion ngarkim – shkarkimi, dhe të mos hudhen më mbeturina.

“Ne nuk kemi vendim. As nuk kemi dokumente për atë deponi, as nuk e kontrollojmë atë punë atje. Ajo është punë lokale e autoriteteve lokale”, tha inspektori Hisni Thaçi, derisa e pyetëm se a ekziston ndonjë dokument ku definohet përgjegjësitë e secilit institucion ndaj kësaj deponie.

Inspektori i Shkupit: Mbushja e sërishme nuk është në rregull

Pasi Portalb.mk u tregoi se në vendngjarje ka takuar njerëz që hedhin mbeturina, inspektori Bogdanovski edhe pse vlerësoi se kjo nuk është në rregull, qau hallin, se me 7 inspektorë sa ka Shkupi, nuk mund të patrullohet 24 orë në deponi.

“Ne kemi edhe incizime me dron. Janë kapur. Janë njoftuar të gjithë. Hedh mbeturina, ja që dikush i ka dhënë leje atij. Por ne si Inspektorat të ruajmë 24 orë atje është e pamundur, por mbushja e serishme e asaj deponie, nuk është në rregull”, tha Bogdanovski.

Është kontaktuar kryetarin e Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, i njëjti premtoi se pas të hënës do të deklarohet për çështjen.

Për hedhjen e mbeturinave janë informuar Inspektorati Komunal, nga atje premtuan se do të pastrohet në tërësi dhe se nuk do të hedhen mbeturina.

Pasi kalon derën e deponisë, në të majtë gjendet rruga në drejtim të Kishës dhe varrezave
Pasi kalon derën e deponisë, në të majtë gjendet rruga në drejtim të Kishës dhe varrezave

Pas realizimit të kontrollit inspektues, Inspektorati Shtetëror ka përpiluar procesverbal i cili thotë: “Lokacioni nuk i plotëson kushtet minimale që të shfrytëzohet si stacion i ngarkim shkarkimit. Vetë lokacioni është afër rrugës, dhe mbetjet janë hedhur afër rrugës që dërgon në drejtim të Kishës dhe është në territor privat. Leje për stacionin e ngarkim – shkarkimit Komuna e Shuto Orizares nuk posedon dhe nuk ka menaxhuar me lokacionin, dhe gjithashtu nuk e ka kryer obligimin grumbullim – transportim – hedhje të mbetjeve. Është vërtetuar se kompetencë për zgjidhjen e këtij problemi është e pushtetit lokal, respektivisht e Komunës Shuto Orizares”.

Pas testimit të dëmeve Instituti i Shëndetit Publik në raport mes të tjerash alarmoi“Deponia paraqet rrezik serioz në shëndetin publik. Rekomandohet që urgjentisht të ndalohet hedhja e mbeturinave në lokacionin e përmendur, ndërmjet Shuto Orizares dhe Vizbegut, në afërsi të Hotelit “Nju Star”. Patjetër të realizohet zhvendosja e lokalitetit të shkarkimit të mbeturinave dhe ajo të bëhet në pajtueshmëri me rregulloren ligjore, si dhe realizohet sanimi afatgjatë i lokalitetit të shfrytëzuar, përfshirë edhe dezinfektimin dhe deratizimin. Institucionet përgjegjëse dhe komuna duhet që urgjentisht të sigurojnë lokalitet të sigurt për shkarkim të mbeturinave, i cili do t’i përmbushte të gjitha elementet që parashihen në ligj dhe aktet nënligjore të kësaj fushe, kurse në verifikimin e këtij lokaliteti duhet të përfshihen edhe personat profesional – specialist të shëndetit publik, të cilët do t’i vlerësonin rreziqet dhe aspektin e shëndetit publik”.

Deponia e Shutkës - vendi ku elbi, duhani dhe mbeturinat piqen pranë njëri-tjetrit
Deponia e Shutkës – vendi ku elbi, duhani dhe mbeturinat piqen pranë njëri-tjetrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button