Është miratuar në tërësi akuza kundër Boki 13-të Zoki Kiçeecit dhe Katica Janevës për rastin “Reket”

Në tërësi është miratuar akuza për rastin “Reket”, në të cilin të akuzuara janë, Bojan Jovanovski (Boki 13), Zoran Milevski-Kiçeec dhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Këshilli për vlerësimin e akuzës në Gjykatën penale sot i ka hedhur poshtë ankesat si të pabaza dhe pas këtij vendimi, në pajtim me Kodin Penal, nuk lejohet ankesë.

“Pas miratimit të akuzës do të formohet lëndë penale dhe në pajtim me sistemin AKMIS do të ndahet për veprim të mëtutjeshëm, ndërkaq sapo të caktohet termin për mbajtjen e debatit kryesor, palët dhe opinioni do të njoftohen”, theksojnë nga Gjykata Penale.

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button