Grushtat e shkupjanëve të fortë edhe në Shtip

Boksierët shqiptarë kanë qenë të pakonkurrencë në Shqtip, ku nga e shtuna e deri më sot është mbajtur kampionati individual i boksit për kadet, juniorë dhe senior. 

Dominim total kishin “luftëtarët” e KB Shkupi, të cilët në ringun Shtipit shkatërruan kundërshtarët e tyre. 

KB Shkupi fitoi shtatë tituj kampioni dhe dy nënkampion. 
Me medalje të artë janë stolisur: Nazmi Dauti (75kg, kadet), Idriz Bislimi (56kg, junior), Visar Jahiu (60kg, junior), Hajdin Ferati (69kg, junior), Ramadan Tahiri (75kg, junior), Afet Hajredini (56kg, senior), dhe Sinan Xheladini (81kg, senior). Ndërsa, medalje të argjendtë fituan u stolisën: Afrim Murati (64kg, junior) dhe Ruzhdi Rexhepi (63kg, kadet).

Fatlum Zhuta ka vazhduar dominimin në kategorinë 75kg, duke u shpallur për herë të nëntë kampion i Maqedonisë. Ndërsa kadeti Valmir Reçi poashtu nga KB Sinidi, në kategorinë 66kg, poashtu solli një gëzim të madh në radhët e klubit strugan. 

Dy tituj kampioni në kategorinë e kadetëve i ka fituar edhe KB Shkëndija Boks nga Tetova, me boksierët Lulzim Ismaili (60kg) dhe Besar Garipi (54kg).

Lajme të ngjashme

Back to top button