Teuta Arifi priti Filip Rikerin dhe Pol Uolersin

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, sot, priti zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA, Filip Riker dhe ambasadorin amerikan në Republikën e Maqedonisë, Pol Uolers. 

Gjatë takimit u bisedua për  zhvillimet politike dhe proceset rajonale të bashkëpunimit si dhe për procesin e integrimit  të vendeve të Ballkanit Perëndimor  në strukturat euroatlantike.Në këtë takim u rikonfirmua  mbështetja e SHBA për proceset demokratike në vend  dhe u ritheksua rëndësia e rruajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kryetarja Teuta Arifi informoi  mbi planet e forcimit të  demokracisë  lokale përmes modernizimit të administratës komunale si dhe ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit.

Kryetarja Arifi , me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA, Filip  Riker dhe ambasadorin Uloers  biseduan për sfidat e qytetit të Tetovës dhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren nga administrata në funksion të përshpejtimit të dinamikës së zhvillimit infrastrukturor, ekonomik dhe kulturor të qytetit të Tetovës dhe përkrahjen të cilën SHBA e sigurojnë përmes programeve  për zhvillimin e qëndrueshëm të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button