Protesta në Çair kundër ndërtimeve të Komunës

Disa banorë të Komunës së Çairit protestuan sot kundër uzurpimit të hapësirave të gjelbra në këtë komunë. Qytetarët thonë se ndërtimi i objekteve të reja do të shkaktojë ngulfatje të atyre ekzistuese si dhe do të ndalojë lojën e fëmijëve për shkak të shkatërrimit të këndeve për fëmijë. Përfaqësuesit e këshillit iniciues kundër ndërtimeve në hapësirat e gjelbra kërkojnë që të publikohet plani detal urbanistik si dhe dokumentacioni për procedurën e sjelljes së tij, transmeton TV Alsat-M.

Nga Komuna e Çairit për Portalb ditë më parë thanë se protestuesit kanë të drejtë të protestojnë dhe ata nuk mund ti ndalin.

“Kërkojmë që të publikohet dokumentacioni për procedurën e sjelljes së planit detal urbanistik me theks të veçantë për mënyrën se si është bërë anketa publike, si kanë qenë qytetarët të ivolvuar në debatin publik, si është respektuar parimi për mbrojtjen e mjedisit jetësor, cilët ekspertë kanë qenë hartues dhe nënshkrues të planit aktual urbanistik dhe parimet që ato i kanë përdorur”, tha Bujar Idrizi, këshilli iniciues.

“Kjo është një informatë shumë alarmante dhe një gjendje alarmante dhe ne mendojmë qytetarët se kjo do të shkaktojë probleme, probleme me ujë, probleme me rrymë, probleme me parkingje dhe ne veç po ballafaqohemi”

“Unë protestoj për shkak se nuk dua që këtu të ndërtohet ndërtesë, dua të mbetet njëjtë sikurse nga vitet e 70 e këndej, të ketë gjelbërim, të thithim ajër të pastër dhe jo këto gropa që na bënë këtu. Nëse dëshirojnë ndërtesa le të ndërtojnë nëpër fshatra, jo këtu”.

“Po shihet që dëshirojnë me ndërtuar, po shihet krejt qartë por çka do të behet me andej nuk e dimë, të shohim. Nuk kemi ku mu ul ne dhe fëmijët, këtu janë 54 banesa, nga një fëmijë janë 54 fëmijë, kjo është krejt”, thanë qytetarët. 

Lajme të ngjashme

Back to top button