Shpërblehen aktoret Amernis Jovanovska Nokshiqi dhe Zarije Jonuzi

Aktoret e Teatrit Shqiptar Shkup, Amernis Jovanovska Nokshiqi dhe Zarije Jonuzi, shpërblehen në Festivalin e 48-të teatrove të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski” në Prilep.

Skenë nga shfaqja “Gishti”

Amernis Jovanovska Nokshiqi morri Çmimin për rol kryesor, për rolin e “Zojës” dhe Xaka Jonuzi morri Çmimin për rol dytësor për rolin e “Shkurtes” në shfaqjen “Gishti” nga Doruntina Basha Basha, me regji të Agon Myftarit.

Puna e vyeshme, përkushtimi dhe puna profesionale e këtyre aktoreve vite me rradhë si në skenën e Teatrit Shqiptar ashtu edhe në skenat tjera teatrore anekënd regjionit u kurorëzua me shpërblime për rolet e tyre në shfaqjen “Gishti”. Suksesi vjen natyrshëm dhe është i merituar kur kihet parasysh përkushtimi dhe dashuria ndaj teatrit i të gjithë ekipit të angazhuar në këtë shfaqje: e autores Doruntina Basha, regjisorit Agon Myftari, aktores Drita Kaba Karaga, skenografit Krste Xhidrov Xhibi, kostumografes Marija Pupuçevska dhe muzikës së grupit Foltin. 

Kjo shfaqje ka sjellur në skenë një dramë të rëndë të luftës kosovare, një dramë mes nuses dhe vjehrrës, e sjellë për mrekulli në skenë nga tre aktoret shqiptare. Kualiteti i kësaj shfaqjeje shpërblehet me çmimin e merituar, ndërsa përveç se në Shkup, shpresojmë se do të shohim këtë shfaqje edhe në repertuaret e teatrove tjera në regjion.

Lajme të ngjashme

Back to top button