Kapet shqiptari me dokumente false dhe një unazë drejt Londrës

Një gjyq i veçantë pritet të mbahet më 2 dhjetor në Itali, ku personazh kryesor është një shqiptar, transmeton Koha.net.

Gëzim Dema, 22 vjeç, jeton me prindërit e tij në Via Borgo Palazzo.

Ai nuk kishte asnjë problem më herët me policinë, deri në momentin kur tentoi të kalonte kontrollin e policisë në aeroport me dokumente false dhe me një unazë në xhep, për të kaluar një fundjavë romantike me të dashurën që e priste në Londër.

Media italiane e ka shfajësuar të riun shqiptar, duke e quajtur të tijën një histori dashurie dhe jo një histori falsifikimi dokumentesh. Dema i bleu dokumentet false rumune në internet me postë për vetëm 1500 euro.

Kjo pasi origjina e tij shqiptare nuk e lejonte të hynte në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpara gjykatësit, Dema tha se ai kishte provuar edhe hyrjen e autorizuar në Angli.

Por plani “B” dështoi. Dema punon si punëtor në një kompani Carvico.

Pagat e lejuan atë të paguante dokumentet dhe madje edhe një unazë.

Ideja ishte të shfrytëzonte rastin e veçantë për të vulosur historinë e dashurisë, por në aeroport dokumentet e rreme nuk i shpëtuan policisë.

Djali u bllokua dhe e dashura po ashtu.

“Unë thjesht kam dashur të bëj pushime në Londër me të dashurën time,” e justifikoi ai veten. Gjykatësi e liroi, por gjykimi do të vazhdojë përpara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button